Skandal në Korcë, shembet shtëpia e Themistokli Gërmenjit

KORCE-Pas vjedhjes së veprave të artit në Galerinë e Arteve të qytetit të Korçës, në qytetin juglindor kryhet një tjetër ‘masakër’ kulturore. 

Shtëpia e shpallur monument kulture e Themistokli Gërmenjit është shkatërruar gjatë mbrëmjes së të mërkurës. 

Kryetari i Bashkisë së Korcës, Niko Peleshi tha se godina ku Gërmenji shpalli Korçën krahinë autonome u shemb gjatë natës me mjete të rënda. “Kam njoftuar institucionet përgjegjëse dhe i bëj thirrje policisë të hetojë dhe kapë përgjegjësit e kryerjes së këtij ati të rëndë”. 

Në vitin 2010 shtëpia muze e patriotit Themistokli Gërmenji është bërë objekt i një konflikti pronësie mes 2 familjeve. 

Shëmbje e shtepisë së patriotit, Themistokli Gërmenji përbën një tjetër skandal kulturor për qytetin e Korçës, pas zhdukjes së veprave të artit në Galerinë e qytetit.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT