Shqipëria në botërorin e raftingut

Për herë të parë Federata Shqiptare e
Rafting do të përfaqësojë vendin tonë në Kampionatin Botëror të
Raftingut që do të startojë me 23 gusht në Republikën Çeke.

Në këtë botëror do të marrin
pjesë 15 shtete, mes të cilave Brazili, Çekia, Serbia, Italia dhe Rusia,
që do të përfaqësohen edhe me skuadra femrash.

Drejtuesit e
Federatës Shqiptare kanë theksuar se pjesëmarrja në botëror i
përkushtohet 100-Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Synimi kryesor i kësaj federate është organizimi i një gare
ndërkombëtare në Shqipëri, gjë e cila do të zhvillojë turizmin sportiv
të rafting në vendin tonë.

Kombëtarja shqiptare e rafting
përbëhet nga 5 vetë, Petrit Çobo, Astrit Ziu, Zamo Spathara, Altin
Revania dhe Gazmend Shehu.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT