Shqipëria e pasur, qytetarët të varfër
“A ju kujtohet si thoshte Enver Hoxha? ‘Ma thotë kjo mendja ime se në këtë trekëndëshin këtu gjendet nafta’”. Kjo frazë e Berishës në një nga mbledhjet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike u artikulua për të dëshmuar se pretendimet e Ramës për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2009 janë hamendësime. Por ndërkohë që nëse ishin apo jo të manipuluara zgjedhjet e tre viteve të kaluara, ndoshta nuk do ta mësojmë kurrë, hamendësimi i ish-liderit të sistemit totalitar rezulton i vërtet.
“Veriu i Shqipërisë, jugu i Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovina vlerësohen nga kërkuesit si zonat më premtuese për naftë në të gjithë rajonin mes maleve Urale dhe Detit të Veriut”, raporton SETimes, agjencia informative për Evropën Juglindore.
Deri në 2.5 milionë ton naftë në vit
Tri vendet që pretendohet se kanë rezervat më të mëdha të naftës janë Shqipëria me 1.3 milionë ton për vit, Turqia me 2.3 milionë ton dhe Rumania me 4.6 milionë ton.
Në Shqipëri, Bankers Petroleum dhe Stream Oil & Gas, kompani me bazë në Kanada dhe kompania shtetërore Albpetrol janë tre prodhueset më të mëdha të naftës. Mesatarisht ato arrijnë një mesatare prej 1.2 milionë tonë për vit. Analistët parashikojnë që prodhimi i naftës në Shqipëri mund të arrijë 2.3 deri në 2.5 milionë ton në vit prej vitit 2015.
Në Turqi, kompania kombëtare “Turkish Petroleum Corporation” ka zbuluar një strukturë shkëmbore që përllogaritet se përmban 500 miliardë fucoi naftë. Bashkëpunimi me Shes për shpimin, sipas analistëve mund ta kthejë Turqinë në eksportuese të madhe të naftës dhe gazit.
Rumania prodhon rreth 4.6 milionë ton naftë në vit dhe ka rezerva edhe për të paktën 15 vjet sipas Agjencisë Kombëtare të Burimeve Minerale. Me 600 milionë fucoi, Rumania me rezervat e saj renditet e treta në BE dhe ka 11% të rezervave të unionit.
Pasuri publike apo…?
Synimi kryesorë i qeverisë është privatizimi i AlbPetrol. Një vendim i tillë bëhet edhe pse kryeministri pohon se Shqipëria “disponon fushën naftëmbajtëse më të madhe të kontinentit”.
“Ne jemi të vendosur të shesim jo vetëm aksionet e ato që kemi në të gjitha kompanitë, por edhe të drejtën e eksplorimit dhe të shfrytëzimit sipërmarrësit që do të marrë Albpetrolin”, ka bërë të ditur kreu i qeverisë.
Ndonëse Shqipëria vlerësohet si një vend me rezerva të mëdha nafte, qytetarët nuk po ia shohin hajrin këtyre pasurive të nëndheshme, ashtu siç ka ndodhur edhe në rastin e pasurive të tjera nëntokësore.
Shqiptarët po marrin vetëm dëmtimin mjedisor, rrezikun e jetës dhe në raste fatale edhe humben e saj dhe shteti për shkak të korrupsionit as taksat nuk po u mbledh shfrytëzuesve të pasurive publike. Kjo të paktën ka ndodhur deri tani, e treguar edhe nga skandali i naftës “Virgjin”.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.