Shehu: Negociatat për kufirin detar i shërbejnë paqes. Rama po na fut në sherr me Greqinë

Deputeti demokrat, Tritan Shehu, duke folur për Neës 24, ka thënë se
negociatat e reja mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar, i
shërbejnë paqes dhe stabilitetit në rajon. Për këtë arsye, akuzat e
opizitës, sipas tij, janë qesharake, ndërsa shprehet se kreu socialist,
Edi Rama, kërkon të krijojë konflikte artificiale mes qeverisë shqiptare
dhe asaj greke.
Të kesh marrëveshje me fqinjët, që të zgjidhësh problemet
nëpërmjet marrëveshjeve, dialogut, negocimit. Është padyshim pjekuri,
zhvillim demokratik. Kryetari i Partisë Socialsite kërkon nëpërmjet
spekulacioneve jo vetëm të hedhë baltë mbi Partinë Demokratike, mbi
qeverinë, mbi mazhorancën, por kërkon të krijojë konflikte artificiale
të Shqipërisë me të tjerët, gjë e cila nuk i intereson dhe nuk është në
përputhje me interesat e Shqipërisë
”, tha Shehu.
Duke folur për kryeprokurorin e ri, Shehu thotë se mazhoranca i ka të
gjitha kapacitetet për të propozuar një emër nga radhët e saj, por
thekson se kryeprokurori i ri do të zgjidhet brenda kuadrit Kushtetues
dhe më e rëndësishmja është se nuk do të jenë emrat, por respektimi i
ligjeve të vendit.
Ai është ndalur edhe në ndryshimet e fundit në SHISH, duke akuzuar
ish-kreun e saj, Bahri Shaqiri, se ka qenë i ndikuar politikisht.
Ai institucion në punën e tij, krahas zhvillimeve politike që ka
pasur dhe ka realizuar në këtë periudhë, në zhvillimet e vendit tonë,
në disa elementë ka çaluar dhe ka patur interferenca jo pozitive që
duhet të kishin me atë institucion në punën e tij. Gjë që ka bërë që
puna e tij në momente të caktuara të jetë jo fort e qartë dhe produktive
”, tha Shehu.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT