Reeker erdhi në Shkup për veriun e Kosovës?!
amerikan Philip Reeker në Shkup janë bisedimet e ardhshme për veriun e
Kosovës dhe reagimi eventual i shqiptarëve të Maqedonisë, mëson jo
zyrtarisht “Zhurnal” nga burime diplomatike.
Mu për këtë takimi
kyç ka qenë me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, ku siç dihet
bashkëbiseduesit diskutuan rreth përfundimit të mbikëqyrjes së
pavarësisë së Kosovës si dhe për nevojën e instalimit të dialogut të
mirëfilltë edhe me Qeverinë e re të Serbisë si dhe procesit të reformave
në Shqipëri përballë pritjeve të BE-së.
Siç dihet, Reeker ishte
pjesëmarrës i takimeve të deritanishme (bashkë me Robert Cooper të
BE-së) të Edita Tahirit me Stefanoviqin në Bruksel dhe do të jetë edhe
në bisedimet e reja.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti deri më tash ka
qenë më i zëshmi nga shqiptarët e Maqedonisë në tërheqjen e vërejtjeve
se opsionet sikur copëtimi i Kosovës, shkëmbimi i territoreve midis
Kosovës dhe Serbisë, por edhe ndonjë opsion tjetër sikur ai i autonomisë
serbe në Kosovë, mund të kenë efekte të dëmshme për gjendjen politike
të sigurisë edhe në Maqedoni.
“Në rast se pretendohet ndryshimi i
kufijve, për një rend të ri, për një konfiguracion të ri në Ballkan,
atëherë askush nuk mundet të marrë përgjegjësi dhe të garantojë paqen në
Maqedoni, sepse shqiptarët e kësaj ane mund të organizohen vet, në një
front, për realizimin e aspiratave të tyre kombëtare”, pat thënë zëshëm
Ali Ahmeti.
Shqetësime të njëjta sikur edhe BDI pati shprehur
edhe partia maqedonase opozitare Lidhja social-demokrate (LSDM) duke
thënë se kriza në veri të Kosovës mund të ketë pasoja negative për
stabilitetin e Maqedonisë.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.