Një kompani shqiptare del në shitje, e marrin bullgarët 100 mijë euro
Një kompani e njohur shqiptare ka dalë në shitje dhe është blerë nga bullgarët me vlerën 100 mijë euro. Bëhet fjalë për ETEM Albania SHPK, aksionet e së cilës së bashku me LLC ETEM Systems dhe S.C. ETEM Systems S.R.L. i janë shitur ETEM Bullgarisë.
Siç raporton noa.al, kompania ETEM A.E njoftoi përmes komunikate për shtyp se vendosi t’i shesë këto kompani tek ETEM në Sofje Bullgari, për vlerën totale 7 mijë euro.
Nga këto, 100 mijë euro u shitën 100 për qind aksionet e ETEM Albania SHPK me qendër në kilometrin 24 të autostradës Tiranë-Durrës, pranë Sukthit.
Kurse u shitën 100 për qind aksionet e LLC ΕΤEM SYSTEMS me qendër në Kiev, Ukrainë, për 600 mijë euro dhe për 10 mijë euro u shitën 20.16 të aksioneve të S.C. ETEM SYSTEMS S.R.L., me qendër në Bukuresht, Rumani.
ETEM njihet si kompani lider në fushën e profileve të aluminit. ETEM S.A, themeluar më 1971 ka realizuar prodhimin e shumë sistemeve arkitekturore të rëndësishme duke aplikuar teknologji të reja industriale në Greqi dhe më tej në vendet e mësipërme.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.