Nikolici, kryenegociatori serb për bisedime me Kosovën?
Presidenti I Serbisë, Tomislav Nikolic, sipas të gjitha gjasave do të jetë njeriu kryesor i ekipit serb për bisedime me Prishtinën. Burimet nga kabineti i tij thonë se për këtë ai pret autorizimin nga Qeveria e Serbisë.
“Nikolic është i gatshëm që të flas me përfaqësuesit e pushtetit të përkohshëm në Kosovë, por me kushtin që në fillim të arrihet konsensusi i relevantë në Serbi, me partitë që janë në Parlament, shoqërinë civile, përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe dhe serbët e Kosovës”, thonë për “Press” nga kabineti i Nikolicit, duke shtuar se ai do të insistojë që në këto bisedime të kyçet edhe OKB-ja.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.