Keqqeverisja pengon ribashkimin e Shqipërisë!
“Të gjitha këto që u përmendën, janë fakte që masën e përgjithshme e kanë lodhur e përlodhur… Masa e përgjithshme dita- ditës po varfërohet ekonomikisht. Klasa politike dita-ditës po pasurohet… Kriminaliteti po rritet në të gjitha fushat e jetës. Pasiguria e madhe popullatën e kanë frikësuar, e kanë çoroditur, e kanë mjeruar dhe poshtëruar. Pra kjo është ajo që dua të them… që ky pushtet që është duke e sunduar vendin është jo-legjitim, dhe pse? Sepse është legjitimuar në mënyrë të jashtë-ligjshme, është legjitimuar thjesht me votën e vjedhur”…
Nga Faik Krasniqi
Në oda, lokale gastronomike, rrugë dhe kudo që ndodhen mbi dy persona, pa më të voglin dyshim që biseda e përditshme është për ribashkimin e Shqipërisë, zhvillimin ekonomik, për pa sigurinë politike, ndotjen e ambientit, si përshembull për mbeturinat kanë mbuluar sheshet, rrugët, lagjet qofshin ato të qyteteve apo të fshatrave… flitet për ndryshime që duhet të ndodhin në shoqërinë tonë. A janë të mjaftueshme vetëm bisedimet ku flitet si duhet të ndodhë… kurse në fakt nuk ka ndryshime për të mirë në vepër. Për të gjitha që u përmendën… janë të përsëritshme sikurse mos të ishte biseduar fare, hidhen mbeturina kudo vend e pa vend, nuk vërehen ndryshime në ekonomi, nuk ka siguri politike, do të thotë që vazhdohet pa pasur zhvillim për të mirë në të gjitha sferat e jetës, për pos të asaj që korrupsioni, dita-ditës rritet dhe përkeqësohet jeta e qytetarit. Qytetarët në përgjithësi gëzohen kur dëgjojnë që arrestohen keqbërësit, arrestohen të korruptuarit, por gjithëherë flitet se kur do arrestohen “peshqit e mëdhenjë”…?
Në çdo skutë dëgjohet që të përflitet për arrestimin e “peshqve të mëdhenj”, përflitet që pa arrestimin e tyre… nuk do ketë ndryshime. Lind pyetja, kush janë “peshqit e mëdhenj” edhe që janë të mëdhenj, janë të padukshëm, e pse? Përgjigjja ime është kjo; ”peshqit e mëdhenj” nuk do zihen kurrë në këtë frymë politike. Frymë politikë? Po frymë politike, meqë korrupsioni tek “peshqit e mëdhenj” janë të pa-kapshëm dhe pse? Sepse, “peshqit e mëdhenj” janë vetë ligjëdhënësit (drejtësia), pushteti, parlamentarët… dhe kështu deri tek më i vogli person i komunarëve……!
Të gjitha këto që u përmendën, janë fakte që masën e përgjithshme e kanë lodhur e përlodhur… Masa e përgjithshme dita- ditës po varfërohet ekonomikisht. Klasa politike dita-ditës po pasurohet… Kriminaliteti po rritet në të gjitha fushat e jetës. Pasiguria e madhe popullatën e kanë frikësuar, e kanë çoroditur, e kanë mjeruar dhe poshtëruar. Pra kjo është ajo që dua të them… që ky pushtet që është duke e sunduar vendin është jo-legjitim, dhe pse? Sepse është legjitimuar në mënyrë të jashtë-ligjshme, është legjitimuar thjesht me votën e vjedhur. Ky pushtet po zhvillon vetëm kriza e pa siguri. Të gjitha këto që thashë janë faktori kryesor që pengojnë rrugën e ribashkimit të Shqipërisë. Kjo klasë e pushteteve e andej dhe këndej Shqipërisë Natyrale… prioritet nuk e kanë zhvillimin e shtetit. Prioriteti i tyre, qëllimet e tyre janë vetëm pasurimi individual me çdo formë të mundshme dhe të jashtë-ligjshme… dhe pse? Sepse këto pushtete janë të jashtë-ligjshme… meqë janë të legjitimuara jashtë-ligjshëm. Nuk do ketë ndryshime deri sa nuk vetëdijesohemi, deri sa shumica e masës nuk do depolitizohet, dhe t’i thotë JO korrupsionit… t’u thotë JO hajdutëve të votës, t’u thotë STOP poshtërsive e tradhëtive kombëtare që bëhen në emër të shumicës (popullit). Ja një shembull i marrëzisë që ndodhi me dy policët tanë të zënë rob nga bandat shovene serbe… nga marrëveshjet e pushtetit të paligjshëm të një pjese të Shqipërisë Natyrale… me Serbinë, konkretisht të Edita Tahirit me Borko Stefanoviçin, për kontrollimin e kufirit me Serbinë, “kontrollë i përbashkët”… “po kontrollë se jo mahi”… vetëm se policët tanë të shtrirë për dhe, me fytyrë në dushk… të poshtëruar dhe thellë të goditur në moralin gjithë- shqiptarë… Këto janë marrëveshjet e pushtetarëve të pushtetit të paligjshëm. Këto janë marrëzirat e këtyre pushtetarëve, këto janë tradhtitë që dita-ditës po dalin mbi sipërfaqe.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.