Kakavijë, pala greke vonon sërish kalimet

Kakavijë, 4 gusht 2012, ZSH- Në pikën kufitare të Kakavijës dhe në atë të Tre Urave në Përmet vijon fluksi i emigrantëve që hyjnë dhe dalin në vendin tonë, por sërish pala greke punon me ritme të ngadalta.

Gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet këtyre pikave të kalimit kanë hyrë 4428 shqiptarë dhe të huaj si dhe 1321 automjete shqiptare dhe të huaja, si dhe kanë dalë 2684 shqiptarë dhe të huaj si dhe 698 automjete shqiptare dhe të huaja.

Burime zyrtare nga policia i thanë noa.al, se nga pala shqiptare në hyrje është punuar me 6 sportele në hyrje dhe 4 në dalje, ndërsa nga pala greke puna ka qenë më e ngadaltë me 3 sportele në dalje dhe 3 në hyrje .

Gjithsesi pavarësisht punës më të ngadaltë nga pala greke, mësohet se nuk ka radhë problematike në kufi.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT