Gjakmarrja ne mediat e huaja

Foto Ilustruese

Kristian, është një nga viktimat e shumta te prekur nga gjakmarrja dhe hasmëritë familjare, te përhapura ne mase ne zonat veriore te Shqipërisë, aty ku ende ekziston ligji i kanunit. “Nuk kam bere gjë tjetër, veç kam qëndruar i ngujuar” rrëfen Kristian, i cili ishte shume i vogël kur familja e tij hyri ne gjak me një tjetër. Ky djalë është personazhi kryesor ne qendër te një dokumentari te kanalit televiziv gjerman “ARD” për gjakmarrjen ne Shqipëri, ne prodhimin me te fundit te një medie ndërkombëtare qe tenton te hedhe drite dhe te pasqyroje nga afër realitetin qe mban ne hasmëri dhe te ngujuara qindra familje ne vendin tone. Ekzistojnë dy Zoter ne thelbin e dokumentarit te realizuar nga gazetaret gjermane: njeri është ai qe kërkon te shikoje gjak, tjetri është ai i një misionareje gjermane qe lufton kundër ligjeve te kanunit me misionin e saj ne Shkodër. Stafi i “ARD” ka shoqëruar një grup te rinjsh shqiptare gjate një udhëtimi ne Gjermani, te ndërmarrë ne shoqërinë e misionares gjermane për t’i shpëtuar te paktën për dy jave ata nga makthi dhe përditshmëria e jetuar nen friken e gjakmarrjes. Por cila është historia e Kristian dhe familjes se tij? Ne vitin 1994, babai i Kristian dhe xhaxhai i tij u përfshinë ne një zënkë me një te afërm te largët te quajtur Simon, ndërsa ishin te pire. Simoni e shtriu përtokë te atin e Kristianit, por ata te dy nxorën armët dhe e vranë. Qe nga ajo kohe, Kristiani nuk ka dale nga dera e shtëpisë. “Nuk mbaj mend te kem luajtur ndonjëherë jashtë me top, apo te kem bere ndonjë gjë tjetër,” rrëfen Kristiani. Autoret gjermane te dokumentarit kane vizituar edhe shtëpitë e familjareve te personave te vrare nga kjo gjakmarrje mes dy familjeve, duke mbledhur rrëfimet e tyre. Filmi dokumentar prej 45 minutash, me autor Mark Viese, rrëfen se si tragjeditë e gjakmarrjeve ne Shqipëri nuk kane lidhje thjesht ne raportin viktime-autor, por ne një sistem besimi, qe i shndërron viktimat ne autore dhe anasjelltas. Mbi te gjithë qëndron logjika e marrjes se gjakut, çdo jete e humbur duhet te kompensohet me një tjetër. Ne fund te produksionit gjerman, fëmijët, me ne krye personazhin kryesor te dokumentarit, Kristian, kthehen ne Shqipëri, aty ku rigjejne realitetin e zymte te ngujimit dhe friken se e nesërmja nuk do t’i gjeje me pranë familjeve te tyre.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT