Berisha gati t’i japë portin e Vlorës biznesmenit grek të përfshirë në disa çështje korruptive

                     Sali Berisha me grupin Grekë DEMCO
Porti i Vlorës, shumë miniera të vendit dhe pasuri të tjera publike rrezikojnë të përfundojnë në duart e një biznesmeni të dënuar për mashtrim. Bëhet fjalë për investimet që parashikon të kryej në Shqipëri kompania greke DEMCO. Presidenti i saj, Dimitri Contominas, është dënuar në Greqi, dy vite më parë për falsifikim dhe përvetësim si edhe është i lidhur me shumë çështje korruptive në Greqi dhe Maqedoni.
Por pavarësisht kësaj, gjatë takimit kryeministri shqiptar ka garantuar grupin DEMCO që projektet e tyre do të gjejnë mbështetjen e plotë të gjithanshme institucionale dhe ligjore të qeverisë së tij dhe bashkëpunimi për suksesin  e tyre do të jetë i vazhdueshëm dhe i garantuar.
Takimi
Kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha ka pritur sot në nj takim një grup investitorësh të kompanisë greke DEMCO, të kryesuar nga presidenti i saj, Dimitri Contominas, e cila vepron si operuese dhe financuese në shumë fusha.
Presidenti i saj, Dimitri Contominas, është shprehur se kanë në plan të investojnë në Shqipëri në fushën e transportit dhe konkretisht tek portet.
Contominas ka veçuar konkretisht portin e Vlorës, për të cilin u shpreh se është një projekt me rëndësi strategjike, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Gjithashtu, presidenti i DEMCO tha se edhe fusha e energjisë së rinovueshme është shumë tërheqëse për portofolin e investimeve te kësaj kompanie.
Sipas Contominas nga zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe nga studimet dhe vlerësimet e kompanive konsulentë ndërkombëtare, DEMCO po studion mundësinë e investimit në fushën e minierave. “Sjellja e ekonomisë suaj dhe rezultat e arritura na kanë bërë të drejtohemi për të zhvilluar projektet tona në këto fusha të rëndësishme”, tha ai.
Në njoftimin për shtyp të kryeministrisë thuhet se: “Contomanis vuri në dukje se edhe situata jo e favorshme në Greqi ka bërë që bizneset greke te hulumtojnë dhe gjejnë vende dhe fusha të reja investimesh”. Berisha nga ana e tij ka garantuar grupin DEMCO që projektet e tyre do të gjejnë mbështetjen institucionale dhe ligjore të qeverisë së tij.
Në takimin me grupin e investitorëve të  kompanisë greke DEMCO, kryeministri shoqërohej nga këshilltar për ekonominë, Suzana Guxholli, e cila gjithashtu është përfshirë në skandalin e deklarimit të rremë të pasurisë. Deklarimet e rreme të saj u bërë publike për shkak të nisjes së proceduare për divorcim nga bashkëshorti.
Kush është Contomanas?
Dhimitris Contominas investitori grek që kërkon të investojë në portin e Vlorës, rezulton se është i përfshirë në një sërë skandalesh në Greqi. Sy vjet më parë, drejtësia greke i kishte hequr të drejtën për të dalë jashtë Greqisë për shkak se ishte dënuar me akuzën e falsifikimeve dhe përvetësimeve. Ai ende vuan një dënim të tillë por i është lejuar të dalë jashtë territorit grek duke lënë një garanci prej 300 mijë eurosh.
Në Greqi ai konsiderohet si biznesmen misterioz rreth të cilit qëndrojnë mjaftë pikëpyetje. “Transparency International – Macedonia”, pretendon se miliarderi grek është i përfshirë në skandalin korruptiv të “Deutsche Telekom”. Kjo për shkak të pagesave të pa deklaruar ndaj politikanë në Shkup për blerjen e “Macedonian Telecom”. Çështja në fund u mbyll pa u provuar.
Marrëdhëniet e tij me politikanët grek gjithashtu mbetet enigmatike. Shumë medie kanë raportuar për lidhjen e tij me Demokracinë e Re pavarësisht se në fillimet e tij ai kishte lidhje të fortë me PASOK-un.
Marrëdhëniet e tij të mira me Demokracinë e Re u prishën për shkak të skandalit të televizionit të tij “Alpha” me kishën lidhur me tokën “Vatopedi” që trondit dhe themelet e qeverisë së Kosta Karamanlisti. Për këtë arsye Kisha greke nuk e deklaron atë të shenjtë.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT