Barcelona në Vlorë për 100-vjetorin?

Një lajm që pritet të ngjallëe shumë
reagime, dhe pse jo nostalgji tek tifozët shqiptarë. Në kuadrin e
100-vjetorit, nga qyteti i Flamurit, Vlora, duket të vijë një dhuratë e
madhe për sportëdashësit vlonjat dhe të të gjithë Shqipërisë.

Të mërkurën në mesditë
përfaqësues të klubit të Barcelonës, kanë vëzhguar ambientet e stadiumit
Flamurtari. Ky stadium është rikonstruktuar dhe në këtë sezon do të
ketë mundësinë të zhvillojë edhe ndeshje në mbrëmje nën ndriçimin e
prozhektorëve.

Inspektimi i zyrtarëve të klubit katalanas
duket se ka të bëjë me një ndeshje miqësore që për momentin duket ende
si pjesë e imagjinatës, ajo mes vendasve të Flamurtarit dhe Barcelonës
së madhe.

Duket se ata pas vizitës i kanë konsideruar ambientet e brendshme të stadiumit
si normale për akomodimin, për 90 minuta, të  një prej klubeve më të
mëdha europiane dhe më spektakolare të momentit si Barcelona e Lionel
Mesit.


Ngjan si një ëndërr, por në këto momente
përfaqësuesit e Barcelonës janë në një takim me kryetarin e Bashkisë së
Vlorës dhe njëkohësisht presidentin e Flamurtarit, Shpëtim Gjika, ku po
diskutohet rreth mundësisë së zhvillimi të kësaj ndeshjeje historike.


Shpresat në ambientin vlonjat janë shumë të mëdha që një gjë e tillë
të realizohet, megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Nëse
vërtetë ndodh realizimi i një ndeshjeje të tille, ajo do të realizohet
brenda muajit nëntor, në kuadër të festimeve të 100-vjetorit tonë të
Pavarësisë, në qytetin e Pavarësisë.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT