Askushi, politikani më i ndershëm në Shqipëri
Vrojtimi i gazetës “Shqip” në internet mbi ndershmërinë e klasës politike
Askushi
është politikani më i ndershëm në Shqipëri. Ky është opinioni i
lexuesve të gazetës “Shqip” në internet në një vrojtim ku lexuesve iu
shtrua pyetja “Kush është politikani më i ndershëm”.
Në vrojtim morën pjesë 1005 lexues gjatë tri ditëve të fundit dhe 432
prej tyre ose 43 për qind, thanë se në opinionin e tyre, asnjë prej
politikanëve të listuar nuk është i ndershëm. Në listë u renditën pesë
politikanë krerë partish, si dhe Bamir Topi, i cili konsiderohet de
facto kryetar i Partisë Fryma e Re Demokratike. Në sondazh doli në fakt
fitues politikani i gjashtë, Askush.
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, zuri vendin e dytë me 218 vota
ose 22 për qind të totalit, pasuar nga Bamir Topi me 12 për qind të
votave. Kryeministri Sali Berisha, i cili deri pak vite më parë gëzonte
reputacion të fortë si njeri i ndershëm dhe pa vese, mori vetëm 11 për
qind të preferencave, ose 112 vota, duke u renditur i treti, jo shumë
larg Kreshnik Spahiut, politikanit nacionalist, i cili mori 10 për qind
të votave. Kredencialet e kreut të partisë Lëvizja Socialiste për
Integrim, Ilir Meta, duket se janë përtokë, pasi për të votuan vetëm 13
vetë, ose më pak se 2 për qind.
Pyetja për politikanin më të ndershëm në fakt nënkupton edhe
preferencat që lexuesit e “Shqip” kanë për klasën politike. Interpretuar
në këtë mënyrë, mbi 43 për qind treguan se nuk kanë preferencë
politike.
Sondazhi i ri në gazeta-shqip.com do t’i pyesë lexuesit për përkatësinë e tyre politike.
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, zuri vendin e dytë me 218 vota
ose 22 për qind të totalit, pasuar nga Bamir Topi me 12 për qind të
votave.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.