Artisti shqiptar që e ndez botën brenda llambave
Një artist shqiptar ka tërhequr vëmendjen e britanikëve, ndërkohë që arti i tij ka të bëjë me një ide krejt të veçantë. Adrian Limani duket se ka vendosur ta përmbledhë botën brenda llambave elektrike. Një koleksion i tërë llambash që përmbajnë brenda objektet mrekullitë e botës, elementë të natyrës dhe kafshët duket se përbëjnë një art krejt të ndryshëm nga ai që jemi mësuar të shijojmë deri më sot. I gjithë ky koleksion i cili është në zhvillim, është fotografuar me mjeshtëri nga vetë 21-vjeçari shqiptar nga Presheva. Limani ka krijuar deri më tash një seri të madhe llambash me objekte brenda tyre të cilat zëvendësojnë shishet dekorative me anije brenda tyre, që ne jemi mësuar të shohim prej shekujsh. Sipas Limanit, ai kërkon të ndërtojë një botë në miniaturë ndërsa ndër veprat e tij shquajnë Kulla Eifel dhe ajo e Pizës. Këto të fundit si dhe një llambë me dy zogj brenda saj, përbëjnë punët më të mira të tij. ”Idetë e mia janë frymëzuar nga muzika, filmat, librat dhe situata shoqërore që jetojmë çdo ditë. Gëzohem kur njerëzit e vlerësojnë punën time dhe fotografitë, pasi jam munduar të jem gjithmonë origjinal” Në fakt, pasioni i Adrianit është fotografia. Shumicën e veprave madje i ka realizuar me mbivendosje të fotografive, për shembull një fotografi të objektit e ka shkrirë me atë të një llambe duke krijuar idenë sikur ato ndodhen brenda qelqit të llambës. Pasioni për fotografinë tek ai ka lindur vetvetiu sikurse edhe është zhvilluar pa ndihmën e askujt. “Pasioni im është fotografia. Më pëlqen të eci pasi ashtu shoh më tepër gjërat që na rrethojnë. Për mua fotografia është një art i të vëzhguarit” – thotë 21-vjeçari shqiptar. Sipas tij, fotografia është më e vështirë se piktura. “Shkaku? Kur pikturon e ke imagjinatën e lirë, ndërsa kur fotografon të duhet të gjesh gjëra të bukura”. Ai nuk e shoh artin e të fotografuarit si një dhunti. Sipas Limanit, ‘të gjithë kanë memorie fotografike, thjësht disa nuk kanë film’. Përgatiti Ardit Rada
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.