Rinohen shqiptarët, plaken maqedonasit
Mosha e mesme është edhe ajo që përbën edhe grupmoshën me numrin më të lartë të personave në qytete kryesore dhe fshatra që banohen nga popullata maqedonase. Në qytete si Gjevgjelia, Koçani, Kavadari, apo edhe Bogdanci, Vevçani e të tjera, grupmosha me numrin më të madh në këto zona është ajo e moshës 50-54 vjeçare.
Krejt e kundërta ndodh në qytetet e sidomos në fshatra me shumicë shqiptare, ku grupmosha me numrin më të madh është ajo 15-19 vjeçare dhe 20-24 vjeçare. Rekordin me numrin më të madh të popullsisë e mban Studeniçani, ku popullsia me numrin më të madh është ajo e moshës 5-9 vjeç, mbi 1900 persona.
Këto shifra janë bazuar në një prej publikimeve më të fundit të Entit të Statistikave për vitin 2011, ku jep një klasifikim të detajuar të popullsisë, sa i takon numrit të çdo grupmoshe, të ndarë sipas komunave dhe rajoneve, njofton “Koha”.
Edhe zona e Pollogut është shembull i mirë përsa i përket popullatës në moshë të re ku gjatë vitit të kaluar janë regjistruar mbi 3500 lindje, ndërsa në zonën e Vardarit që dominohet nga mosha 40-44 vjeçare dhe në rajonin Lindor, përkatësisht me nga 1500 lindje.
Komunat me popullsinë më të re, me grupmoshën dominuese 15 -19 vjeç, janë ato të Haraçinës, Likovës, Zhelinës e të tjera, ndërsa komunat që kanë numrin më të madh të banorëve me moshë 20-24 vjeçare janë Gostivari, Kumanova, Saraji, Tetova, e të tjera. Kjo e fundit numëron edhe mbi 1000 lindje, shifër kjo shumë më e madhe sesa ajo që regjistrohet në qytete të tjera me numër të përafërt popullsie me të.
Alarmi për plakjen e ngadalshme, por të sigurt të popullsisë jepet herë pas herë, si pasojë e disproporcionit mes mortalitetit dhe natalitetit. Në regjistrat zyrtarë, më shqetësuese janë të dhënat që kanë të bëjnë me fshatra që janë të dominuara nga popullsia maqedonase, të cilat sipas ritmeve negative të natalitetit, janë të destinuara që pas jo më shumë se një dekade të shkojnë drejt zhdukjes.
Në raport me vendet e tjera të Bashkimit Europian, jetëgjatësia e një banori të Maqedonisë është edhe më e ulta krahasuar me vendet e tjera, jo më shumë se 72 vjeç për burrat dhe 77 për gratë, ndërkohë që për vendet e tjera jetëgjatësia e kalon moshën 83-vjeçe.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.