OMONIA rrezikon rendin kushtetues në Shqipëri

Organizata e minoritetit etnik grek “OMONIA” i është kthyer premtimit dhe nismës për të bërë vetë regjistrimin e popullsisë minoritare greke, që jeton në Shqipëri, proces që siç u bë dje e ditur do të fillojë në datën 24 korrik.

Me këtë objekt, në selinë e saj në Sarandë është rimbledhur pa praninë e medieve Komisioni i Regjistrimit, të cilin e kryeson kryetari i kësaj organizate, Vasil Bollano. Përmes një komunikate për shtyp, bëhet e ditur se në këtë mbledhje është diskutuar dhe vendosur për të hartuar planin e veprimeve parapërgatitore të procesit që ka shpallur si sipërmarrje të saj organizata “OMONIA”: regjistrimin e pjesëtarëve të komunitetit etnik grek, njofton BW.

Mësohet se fillimisht në takim u bë një vlerësim mbi reagimet e vërejtura në radhët e komunitetit grek, si dhe në klasën politike, ndaj vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të “OMONIA”-s. Është quajtur edhe një herë i dështuar plotësisht procesi i censusit, pasi, sipas krerëve të Omonias, ai “nuk i ofroi këtij komuniteti mundësinë për të rilevuar dinamikën e tij, siç është formatuar pas 20 vjetësh lirie dhe demokracie ne vend”. U tha se “OMONIA” ndërmerr këtë nismë pikërisht për t’i dhënë një mundësi të tillë. Prandaj u kërkua që “procesi i regjistrimit të përfshijë të gjithë anëtaret e komunitetit etnik grek që jeton në Shqipëri, ose që, për arsye kryesisht ekonomike është vendosur përkohësisht në Greqi”.

Ndërkaq, u kërkua që të mos mbeten jashtë procesit edhe brezat më të vjetër, që pretendohet se kanë humbur të drejtën e tyre të nënshtetësisë, në rrethana abuzive gjatë periudhës së persekutimit komunist.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT