Kufiri detar, ministri i Jashtëm grek: Do zbatojmë marrëveshjen edhe kundër Gjykatës Kushtetuese

Greqia do të zbatojë marrëveshjen për caktimin e kufirit detar me Shqipërinë pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e ka rrëzuar atë. Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopoulos, duke folur në parlament për marrëdhëniet me Shqipërinë, theksoi në të ardhmen do të zbatohet marrëveshja e arritur. Kjo do të thotë se Greqia do ta marrë të mirëqenë ndarjen e kufirit ujor dhe me anë të saj do të nisë shfrytëzimin e kësaj hapësire.

“Ne mbështesim perspektivën evropiane të Shqipërisë me vendosmëri, në një kohë kur Greqia mbetet investitori më i madh i huaj në Greqi dhe parteri i dytë për tregtinë. Në të ardhmen, ne do të zbatojmë marrëveshjen e arritur për caktimin e kufirit detar mes dy vendeve – një marrëveshje që u ndalua me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë”, tha Avramopoulos.

Bashkëpunimi mes dy vendeve, tha ai duhet të shërbejë si trampolinë për zhvillimin dhe mirëqenien të minoritetit grek në Shqipëri dhe punëtorëve shqiptar në Greqi, që janë faktor kryesor e këtyre arritjeve.

Në një kohë që Shqipërisë i paraqitet një kërcënim i tillë, ministri grek nga ana tjetër u shpreh me tone tjera për marrëdhëniet me konfliktin e njëjtë me Turqinë. Avramopoulos i bëri thirrje Ankarasë që të tërheqë kërcënimet për luftë nëse territori i saj ujor shprehet në detin Egje. Avramopoulos u shpreh se Turqia ka nënshkruar dy konventat e OKB-së për ligjin e detit edhe pse Ankaraja pretendon të kundërtën.

Ministri i Jashtëm kërkoi rivendosjen e marrëdhënie të mira mes Turqisë dhe Greqisë por për këtë tha ai Ankaraja duhet të heqë dorë nga kërcënimet për luftë. “Ky kërcënim duhet të eliminohet sa më shpejt të jetë e mundur. Ne do të punojmë së bashku që kjo të marrë fund. I kam bërë të ditur homologut tim turk, pritshmërinë e qeverisë sonë kur u takuam në samitin e vendeve të Detit të Zi”, tha Avramopoulos.

Konflikti i Egjeut ka të bëjë me njohjen e të drejtës së territorit mes Greqisë dhe Turqisë. Debatet për këtë çështje japin efekt në marrëdhëniet mes dy vendeve që prej viteve 1970. Në dy momente, në vitin 1987 dhe 1996, vendet kanë qenë në prag lufte.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT