Gostivari përkujton ngjarjet e përgjakshme të 97

Në Gostivar sot shënohet 15 vjetori i ngjarjeve të Gostivarit, në mbrojtje të flamurit shqiptar në 9 korrikun e vitit 1997.

Aktiviteti organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës, Rufi Osmani, me ç`rast ky përvjetor ndërlidhet edhe me 100-vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar.

Në fshatin Turçan të Vogël do të shpaloset busti i dëshmorit Nami Saliu, i cili u vra në protestat për mbrojtje të flamurit shqiptar më 9 korrik 1997. Në mbrëmje do të organizohet Akademia përkujtimore, ku janë ftuar personalitete dhe qytetarë për të shënuar këtë datë përkujtimore. Aktivitetet përkujtimore pasurohen me një program artistik të performuar nga artistë eminent nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

Qytetarët e Gostivarit përkujtojnë 15 vjetorin e ngjarjes së përgjakshme të 9 korrikut, ku u vranë tre shqiptarë, mbi 100 të plagosur dhe qindra tjerë të keqtrajtuar dhe arrestuar nga policia speciale maqedonase, gjatë protestës masive në mbrojtje të flamurit shqiptar, që ishte hequr nga njësitet policore maqedonase në natën e 8 korrikut 1997 dhe ishte burgosur kryetari i komunës Rufi Osmani, i cili tani është rikthyer sërish në krye të kësaj komune.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj. 

https://i1.wp.com/tv2.com.mk/wp-content/uploads/2011/07/Lajmi-1-1.jpg?ssl=1

Back to top button
LAJMET E FUNDIT