Xhufi: Nëse mungon Qosja, do bojkotojmë aktivitetin e Akademisë. Ja si po e deformon historinë Berisha
Historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, thotë se ata do të rishikojnë qëndrimin për pjesëmarrjen në aktivitetin e organizuar nga Akademia e Shkencave për shkak të mospjesëmarrjes së Rexhep Qoses.
Duke folur për GSH, Xhufi thotë se ai me disa kolegë të Akademisë kanë diskutuar për këtë aktivitet dhe të gjithë kanë qenë në një mendje që Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja duhet të jenë të parët të ftuar në këtë aktivitet. Madje Xhufi thotë se ata kishin pak droje se Kadare dhe Qosja vetë kanë përplasje, por ishin të bindur se si personalitete të mëdhenj që janë, do dalin mbi kundërshtitë e tyre. Kurse tani mësohet se Qosja nuk do ftohet.
“Të sakrifikosh Qosen për Berishën edhe në një rast si ky, është si të zgjedhësh vesin në vend të virtytit,” thotë Xhufi.
“Berisha, me breshëritë e deklaratave që ka lëshuar gjatë muajve të fundit, ka hequr edhe ‘linjat programatike’ të veprimtarive për 100- vjetorin, përfshi edhe atë të Konferencës së Akademisë së Shkencave. Ka deklaruar se ‘heronjtë’ e luftërave të Rilindjes e të Pavarësisë nuk ishin idealistët e mëdhenj, që kemi mësuar tash e 100 vjet, por ishin përfaqësuesit e bejlerëve dhe çifligarëve, që siç e dimë nuk vunë asnjë gur për këtë vend; ka deklaruar se Revolucioni i Qershorit ishte një grusht shteti i urryer, kurse ardhjen e Zogut nga Beogradi për të rrëmbyer pushtetin me bajoneta, paratë dhe trupat serbe, ishte një ‘revansh demokratik’. Sipas kryeministrit, Fan Noli, Luigj Gurakuqi e Bajram Curri me shokë ishin ‘bashibozukë’, kure Ahmet Zogu ishte ‘demokrati më i madh i Ballkanit’, i vetmi mbret që e kishte për zemër demokracinë, e sidomos zgjedhjet e lira! Sipas tij, Abdyl Frashëri është një figurë e ‘pompuar’, e pamerituar, ndërkohë që Lidhja e Prizrenit paska pasur të tjerë heronj, dmth pashallarët që iu bashkuan Lidhjes për sa kohë ajo e mbajti mirë me Sulltanin,” thotë Xhufi.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.