Futbollisti më i bukur i Euro 2012 shpallet një shqiptar (FOTO)
Ndoshta shumë vajza do të thonin çne nuk është Ronaldo më i bukuri nga futbollistët, por sondazhet e kryera flasin ndryshe. Mashkulli më i bukur ndër futbollistët e Euro 2012 është një shqiptar dhe ai është Emir Bajrami që shikoni në fotot që ju sjell noa.al.
Ai është zgjedhur pas 1.8 milion dueleve që i kanë luajtur online lexuesit e 20minuten.ch, duke i “vënë në garë” 84 lojtarë të Kampionatit.
Djaloshi 24 vjeçar që nga fillimi i sondazhit me afro 2 milionë vota, ishte vazhdimisht i pari, trofe që në fund e mori.
Emir Bajrami, lojtari i vetëm shqiptar që ka luajtur në Euro 012, duke mbrojtur ngjyrat e Suedisë, është zgjedhur kështu nga lexuesit dhe klikuesit e portalit të gazetës zvicerane me tirazin më të madh, “20minuten”.
Ai është zgjedhur pas 1.8 milion dueleve që i kanë luajtur online lexuesit e 20minuten.ch, duke i “vënë në garë” 84 lojtarë të kampionatit, pas përfundimit të ditës së 12 të tij.
Ky është sondazhi i vetëm që zhvillohet për futbollistin më të pashëm të Euro 2012 dhe ai u fitua nga shqiptari Bajrami i cili ishte në garë vërtet të fortë me Niko Kranjçar i Kroacisë, kurse i treti u shpall Markus Rosenberg i Suedisë. Në pesëshën më të mirë hynë dhe Mats Hummels i Gjermanisë si dhe Jesus Navas i Spanjës.
Sa për Ronaldon, ndër 84 konkurrentët, ai u rendit i 31-i. E në fund fare, nëse jeni kuriozë të dini se kush është, anglezi Rooney.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”