Bashkohet autostrada e Kosovës me atë të Shqipërisë

KUKËS – Autostrada e Shqipërisë në drejtim të Kosovës dhe ajo e Kosovës  në drejtim të Shqipërisë bënë sot “bashkimin”, pas shembjes së një ure të vogël dhe zgjerimit të rrugës mbi të, bën të ditur Start.

Ura e vogël vetëm  6 metra e gjerë  dhe  jo më shumë se 10 metra e gjatë,  jo rrallë vështirësonte qarkullimin normal të mjeteve dhe udhëtarëve që lëviznin në të dy anët e kufirit.

Kjo ka bërë që  bërë udhëtarët  e  të dy vendeve ta shohin bashkimin e dy autostradave  si një simbol  i  bashkimit të mëtejshëm  të të dy  shteteve shqipfolëse. I gjithë investimi për bashkimin e dy autostradave  është i Qeverisë së Kosovës. Përfundimi i  shpejtë  i  punimeve  mundëson   lehtësimin e lëvizjes së udhëtarëve dhe  mallrave në këtë periudhë kur  fluksi i lëvizjes në të dy anët e kufirit rritet së tepërmi për shkak të lëvizjes së  kosovarëve drejt bregdetit shqiptar.

Bashkimi i dy autostradave dhe punimet për zgjerimin e mjedisit të doganës  do të mundësojnë edhe  normalizimin e lëvizjes së mjeteve me mallra tregtare që lëvizin nga njëri vend në tjetrin, ku rritja e fluksit të lëvizjes së mjeteve të tilla jo rrallë shkakton radhë të gjata.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT