Aleanca KuqeZi: Në Javën e Çamërisë, greku Tavo propozohet në qeveri
Aktivistët e Aleancës KuqeZi protestuan përpara parlamentit kundër ndryshimeve në qeveri. Aktivistët rrethuan parlamentin duke deklaruar se ndryshimet në qeveri janë mafioze. Duke mbajtur në duar parulla si“Tradhti Çamërisë, ministri Tavo i Greqisë”, aktivistët e AK deklaruan se “propozimi i grekut Vangjel Tavo si ministër i Shëndetësisë bëhet pikërisht në Javën e Çamërisë”.
“Aleanca KuqeZi denoncon me forcë sot provokimin e radhës që kryeministri Berisha i bën qytetarëve shqiptarë. Në Javën e Çamërisë, ai propozon ministrin e Greqisë. Berisha me Vangjel Tavon e çon në 20% përfaqësimin grek në qeveri. Emërimi i grekut Tavo si ministër është një tradhti dhe provokim për kauzën çame, pikërisht në javën dhe në përvjetorin e masakrave greke ndaj çamëve. Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje partisë çame dhe çdo deputeti patriot shqiptar që të mos votojnë ministrin grek si dhe të largohen nga koalicioni Berishës me grekët pasi shqiptarët kanë nevojë për përfaqësim tjetër të gjithë trevave shqiptare në qeverisje,” tha përfaqësuesi i AK, Augent Xhaferaj.
“Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje deputetëve të PD, LSI dhe PDIU të braktisin këtë votëbesim që është pjesë e pazareve të Berishës me Athinën. Aleanca Kuq e Zi e konsideron tradhti ndaj Çamërisë votimin e ministrave të Greqisë dhe bën thirrje se së shpejti vetëm Aleanca Kuq e Zi mund të sigurojë një qeverisje të shqiptarëve nga Preveza në Mitrovicë.”
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.