Sulmohet stacioni në Dobrosin, Daçiç: Sulm i grupeve terroriste shqiptare

 Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi sot se sulmues të panjohur të “grupeve terroriste shqiptare”, kanë sulmuar stacionin e policisë në Dobrosin të Bujanovcit, nga kufiri me Kosovën.

Mediat serbe bënë me dije se një grup terroristësh shqiptarë kanë qëlluar në drejtim të stacionit policor në Dobrosin, citon agjencia informative “Presheva Jonë”.

“Ky është shembull drastik i shkeljes së marrëveshjes me bashkësinë ndërkombëtare dhe dëshmi se sa është e kërcënuar paqja dhe siguria. Nuk do të ndjekim qetësisht se si dikush sulmon policët në Serbi. Do të bëjmë punën tonë siç e kemi bërë deri më tash. Pres edhe reagimet e zyrtarëve ndërkombëtarë për këtë incident”, theksoi Daçiç nga pallati i Drejtësisë në Beograd.

Ai bëri me dije se sulmi ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit të së enjtes, kur katër policët serbë në Dobrosin ishin në krye të detyrës.

Sipas Daçiç sulmi ndodhi nga drejtimi i Stublinës afër Gjilanit, ku autorët i janë afruar shumë vijës administrative, e cila është e departamentit të policisë.

Autoritetet në Kosovë nuk janë shprehur ende për këtë incident.

Dobrosini ndodhet rreth 16 kilometra në jugperëndim të Bujanovcit.

Ky fshat njihet prej vitit 2000 si fshat  i rezistencës, që krijoi Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës për t’i bërë ballë politikës antishqiptare serbe, shkruan PJ.


Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT