Skandal në Parkun Arkiologjik të Apollonisë: Vizitorët detyrohen të paguajnë dy herë
Përplasje ndërmjet komunës së Dërmenasit dhe drejtuesve të Parkut Arkeologjik Apolonia. Secili prej këtyre dy institucioneve ka vendosur në hyrje të parkut punonjësit e vet për të vjelur sicili taksën e hyrjes. Tashmë vizitorët duhet të paguajnë dy herë, 200 lekë te punonjësi i komunës, ndërkohë që 300 lekë të tjera i paguajnë te punonjësi i shërbimit të parkut. Dy drejtuesit e këtyre institucioneve, kryetari i Komunës Dermenas, Viktor Fasko dhe drejtori i Parkut Arkeologjik Apolonia, Marin Haxhimihali janë përfshirë në konflikt duke dhënë secili argumentat e veta se kanë të drejtë në vjeljen e taksës.
Nisur nga situata e krijuar, drejtori i Parkut antik të Apolonisë ka kërkuar ndihmën e institucionit të Prefektit për zgjidhje të situatës pasi sipas tij nuk mund të vilet taksë e dyfishtë për vizitorët. Megjithatë deri më tani prefekti ka heshtur duke lënë që barra e këtij konflikti të bjerë mbi vizitorët.(albobserver)
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”