Shqiptarët të padisin Maqedoninë për segregacion!

Meqë në Maqedoni ka diskriminim të nxënësve mbi baza etnike, nxënësit shqiptarë ose prindërit e tyre mund ta padisin shtetin në Gjykatën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut për padrejtësitë që u bëhen në arsim, pas padive që së pari duhet ti bëjnë në gjykatat e Maqedonisë. Sipas juristëve, paditë do të ishte mirë që të dërgohen në mënyrë individuale, por mundet të bëhen edhe në mënyrë kolektive.

Segregacionin e shqiptarëve në sferën e arsimit sërish e ka konstatuar “Amnesty International”, në raportin e vitit 2011.

Eksperti i çështjeve Juridike, Osman Kadriu, thotë se së pari paditë duhet ti drejtohen gjykatave të Maqedonisë, e më pas gjykatës Evropiane, pasi siç thotë ai, sipas Konvenës ndërkombëtare duhet të respektohen shkallësia, së pari niveli i shtetit që paditet e më pas vjen niveli i dytë, niveli ndërkombëtar. “Kushtetuta ka dispozita të veçanta ku ndalohet çdo lloj diskriminimi, por mjerisht këto dukuri ndodhin. Çështja e diskriminimit në radhë të parë duhet të kërkohet në suazat e së drejtës nacionale, në suazat e së drejtës ku ka ndodhur, d.m.th në Maqedoni, ku ka organe konkrete që merren me këto çyshtje. Ato janë gjyqësori, Avokati i popullit dhe Gjykata Kushtetuese që i mbron disa nga të drejtat themelore. Këto tre organe duhet të prononcohen patjetër dhe pastaj, nëse nuk gjendet zgjidhja hapet rruga për në gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut. Drejtpërsëdrejti është vështirë, pasi sipas Konventës ndërkombëtare duhet të respektohen shkallësia, së pari niveli i shtetit që paditet e më pas vjen niveli i dytë, niveli ndërkombëtar”, thotë Osmani.

Juristi Mersim Pollozhani thotë se më e preferuar është që më shumë individë të shkojnë më padi private. “Shteti mund të jetë i paditur, por padia nuk mund të jetë kolektive, për shembull të gjithë shqiptarët ta padisin shtetin, por mund të shkohet individualisht ose grup shqiptarësh, ku me fakte dhe me argumente të tregohet diskriminimi që bëhet nëpër shkolla të ndryshme. Duhet të shkohet individualisht, ose grup i organizuar, por më e preferuar është që më shumë individë të shkojnë me padi private”, thotë Pollozhani, duke shtuar se në rastin e diskriminimit në arsim dimensioni politik është më i madh se ai ligjor. “Në këtë rast segregimi nuk është në bazë ligjore, por është praktika ajo që bën diskriminimin e nxënësve shqiptar. Më tepër është defekt i politikës aktuale, sesa i ligjeve”, thotë Polozhani.

Arsimi shqip është një ndër sferat më të diskriminuara në Maqedoni, diskriminim ky që vërehet që nga investimi në shkolla, numri i nxënësve nëpër klasa, kushtet në të cilat mësojnë ata nxënës, buxheti që ndan qeveria për shkollat dhe fakultetet, etj, etj.

Shqiptarët dhe romët në nivel të njëjtë

Në këtë raport niveli i arsimit shqip në Maqedoni vlerësohet i njëjtë me nivelin e arsimit të romëve.

“Segregimi i fëmijëve shqiptarë dhe romë në arsim po vijon më tutje”, thuhet me tjerash në Raportin e “Amnesty International”.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT