Pse gjithmonë Haraçina?

Çetin Ibraimi

Pyes veten dhe gjithë Shqiptaret përse Haraçina lidhet me çdo aksion policor, bastisje, maltretime etj?

Apo vallë  kafja qe ngeli pa u pire dikujt i ngeli merak, dhe po kërkon me çdo kusht ta riaktualizoj atë çështje!
Është shumë absurde dhe e palogjikshme se pse aq shumëinteres te madh paraqet Haraçina ne raste te turbullta saqë edhe ne ndonjë incident më të voglin qe mund të ndodhë në shtet gjëja e parë që ju shkon nëmendje është Haraçina!.
Sa për informacion ne Haraçinë jetojnë familje të ndryshme qe vijnë nga 60 vende të ndryshme, dhe jeta zhvillohet jashtëzakonisht normale dhe me një harmoni të plotë në mes banorëve, dhe ky fakt më bën te mburrem dhe krenohem mua  si një banorë i saj, dhe prapë se prapë shteti ne çdo mënyrë është munduar dhe mundohet te na paraqes si terroristë, banditë, njerëz të rrezikshëm etj.
Edhe para 2001 kur kemi jetuar së bashku me Maqedonasit jeta është zhvilluar normalisht dhe ne paqe, çdo problematik çdo te mirë e te keqe e kemi ndarë se bashku me fqinjët maqedonas, mirëpo tash ne nuk jemi fajtor pse ata u ndikuan dhe u manipuluan nga udhëheqësit e tyre fanatik!
Po qe shteti serioz dhe me qëllime dhe synime Evropiane nuk do ta kish lëne ne këtë gjendje te mjerueshme qe jetojmë sot, me kushte jetike po thuaj se sikur ne shtetet afrikane, pa kanalizim, rrugë te shkatërruar, dhe me urbanizëm zero dhe nën zero.
Unë nuk dyshoj qe Haraçina gjithmonë është paraqitur dhe realisht është sinonim i Shqiptarizmit dhe i trimërisë, dhe si duket për këtë shkak dikush nuk po bene gjumë të qet!
Ne Haraçinë ka mbi qindra te diplomuar nëpër degë të ndryshme, dhe jam optimist qe për pak vite Haraçinë do te behet me shumë magjistrash dhe doktorësh shkencas qe do të jenë të gatshëm tëbartin procese të rëndësishme shtetërore dhe ato kombëtare.
Haraçinë e ka rinin premtuese ndoshta qe diku mungon kjo gjë.
Gjithandej nëpër shtet bëhen investime, ndërtohen sheshe, urbanizohen lagje, infrastrukturë moderne, dhe për çudi për këto gjera Haraçinë sikur nuk ekzistuaka në hartë fare!
Ne nuk po kërkoj, kuaj, përmendore, statuja, por kërkoj ata qe na takon si qytetare te këtij shteti dhe si taksapagues te rregullt!
Paramendoni shekulli 21 dhe Haraçina me mbi 15.000 banorë nuk ka kanalizim!! A nuk është turp për një shtet që pretendon që ka synime Euro-atlantike te lihet ne këtë gjendje pjesa e saj!
Do ta hedh një dyshim këtu, sikurse shteti nuk paraqet interes ta urbanizoje këtë vend ngaqë për disa vite Shqiptaret do te shtohen dhe do bëhemi shumicë, dhe mendon se është e kot te shpenzohej këndej, dhe ato “parat” e tona ti investoj ne mega modernizim te lagjeve e shesheve te tyre!
Andaj si fund shtroj disa pyetje:
Perse gjithmonë Haraçina po viktimizohet?
Perse dikujt iu ka bërë ther ne sy Haraçina?
Vallë a e meritojmë te na ktheheni ne këtë mënyrë respektin dhe nderin qe iu bëmë ish banorëve te dikurshëm?
Pse mos te shpërblehemi me përmirësim te gjendjes jetësore?!
Jo, jo! Për Haraçinën vetëm akuza e paragjykime!!

Shumë e shumë dilema e pyetje do të mbeten enigmë, dhe nuk do mund të kuptohen në këtë kohe që nuk shihet asgjë tjetër përveç se territ!


Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT