Pranvera shqiptare ka marrë nisje

Nijazi Muhamedi 
Kjo pranverë shqiptare në Maqedoni ka marrë nisjen dhe ka bërë ushtimën. Vjen si heshtje e paheshtur e një force të qetë dhe e një vullneti patriotik që s`do thehet dot. Se vjen si një vengimë e paharruar nga rravët e historisë së Maqedonisë shqiptare, që në kohën e gjeografit të vjetërisë, K.Ptolemeut, në gjeografinë e tij të madhërishme të vjetërisë botërore, në shek. II pas Krishtit, quhej “Ilirida e Maqedonisë”, që grekët dhe shumë autorë të gjeografive historike i thoshin edhe MAQEDONIA E EPËRME, këtë emër që grekër e sllavë të shpifur e bëjnë  tash të vjedhur nga ne, këtë emër që është shtrati parak dhe i lashtërishëm i tetë fiseve ilire dhe regjioneve të tyre në të, që u quajt po ashtu edhe REGJION SHQIPTAR NË  MAQEDONI (Albani, populi Macedoniae , quorum regio  dicitur).
Kjo pranverë shqiptare në Maqedoni ka marrë nisje dhe s`do mbarojë dot pa e ushtuar pikëmbërritjen. Se nisja drejt dinjitetit dhe kuptimit të lirisë nuk ka sinore kohe, ka vetëm një kohë të pandalshme dhe një horizont-fillesën dhe pikëmbërrijtjen, KUR NISJEN E SAJ E USHTON NJË NJË POPULL, kur flamurtar i saj bëhet brezi që vjen si pranverë në gjirin e një kombi.
Kjo pranverë shqiptare në Maqedoni ka marrë nisje dhe KJO PUNË QOFTË E MBARË, themi ne tash si e la fjalë shkrimtari e atdhetari Josif Bageri nga Nistrova  e Rekës së Epërme,  që bie “në  këtë hise Shqypnije që i thonë Maqedhoni”, si i thoshte shkrimtari  Atnisë së tij, që bie në regjionin historik të  ILIRISË SË SHKRETNUEME, si i thoshte kësaj toke Filipi V, ku kish vënë kufinë me dardanët në rrëzë të saj, pa zbritur në Gostivar.
Kjo pranverë shqiptare në Maqedoni do shkrijë njëherë e përgjithnjë ngricën e poshtërimit, të përgjunjes kombëtare që i ardhuri dhe i shpifuri ,me Kalin e Trojës së pazvanëve e zuzarëve të tyre e shtruan mbi tokën tonë, mbi njerëzinë tonë dhe “çdo gjë  arbërore që rrënuan e rrënojnë e quajnë paqe  “historike” dhe veten “çlirimtarë”, që vjen me thënë “tradhëtarë të ndershëm”, minj të qelbur  që gërryejnë të tashmen dhe të ardhmen shqiptare, këta minj që dalin e godasin nga gjirizet pansllave..!

Kjo pranverë shqiptare në Maqedoni ka marrë nisje dhe është ushtuar. Jepni forcë, gjallëri, dinjitet kombëtar dhe mbrojeni nga ngrica që mund të bëjnë t,ia gatisin pazvanët e kllapive të çorroditura politike..!


Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT