Vorio Epiri 2012! PDIU: Opozita greke oreks ekstrem, për territoret shqiptare

Me anë të një deklarate PDIU shprehu indinjatën e thellë për konferencën e sapo mbajtur në Athinë me temën “Vorio Epiri, e shkuara, e tashmja, e ardhmja” të organizuar nga partia Demokracia e Re, duke e parë këtë aktivitet si një manifestim të drejtpërdrejtë të pretendimeve të vjetra shoviniste territoriale të shtetit grek ndaj Republikës së Shqipërisë.


Në këtë konferencë janë bërë thirrje të hapura për të helenizuar territorin e Shqipërisë së jugut dhe PDIU proteston fuqishëm ndaj këtyre kërkesave grabitqare. Në konferencë gjithashtu janë propaganduar mashtrime të

turpshme lidhur me trajtimin e minoritetit grek në Shqipëri, i cili për hir të së vërtetës gëzon ndikim, privilegje e përfaqësim politik të jashtëzakonshëm në vendin tonë, të cilat nuk i ka kundërshtuar askush.

Në vend që Greqia të distancohet nga këto prirje të errëta të shekullit të kaluar, të reflektojë dhe të angazhohet seriozisht që të zgjidhë çështjen çame duke kërkuar ndjesë për krimet e kryera dhe duke kompensuar pronarët legjitim shqiptarë, ne shohim që opozita greke synon të nxisë akoma më tej oreksin ndaj territoreve shqiptare.


Dëshmi për synimet e mbrapshta të kësaj konference është edhe vetë prania e ish-konsullit famëkeq me xhup Theodhor Ikonomu, i cili jo vetëm është njohur mirë  nga publiku shqiptar për deklaratat e tija të mbrapshta ndaj të cilave PDIU ka protestuar ashpër, por së fundmi edhe për skandalin e abuzimeve me viza për të cilat po hetohet.

Po ashtu pjesëmarrja e shefit të departamentit të politikës së jashtme të në partinë Demokracia e Re, deputetit Panos Panajotopulos, na shqetëson në mënyrë të vecantë sepse tregon që këto qarqe shoviniste janë nuk janë periferike por janë duke ju afruar politikës qendrore zyrtare të shtetit grek.
Historia e Evropës na ka mësuar se edhe shtetet më të zhvilluara kur ballafaqojnë kriza të mëdha ekonomike kërkojnë shpëtim tek eksternalizimi i përgjegjësive si dhe te ksenofobia, autoritarizmi dhe shovinizmi.


Pothuaj e gjithë Evropa ra në kthetrat e fashizmit, autoritarizmit dhe nacionalizmit shovinist gjatë viteve 30-të pas Depresionit të Madh, përfshi këtu Greqinë që u zhyt në diktaturën e Metaksait. Ne urojmë që fqinjët tanë të kenë nxjerrë mësim nga historia dhe të mos lejojnë që kriza aktuale ekonomike të mos shërbejë


si karburant për të ushqyer nacionalizmin ekstrem të mbrujtur me ide shoviniste e armiqësore ndaj fqinjëve si ato që u hodhën në konferencën në fjalë.


Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT