Emigrantët “dëbojnë” krizën,argëtojnë deri në mëngjes me këngëtarët e njohur(FOTO)
ATHINË-Koncert madhështor i organizuar nga dy të rinj Ariani dhe Vasili,ka lënë të mahnitur…
mbrëmjen e së shtunës të gjithë publikun.
Nën rimtin e muzikës dhe të këngëtarëve të mëdhenj Eli Fara,Petrit Lulo,Vaskë Curi e,Aleks Micka,si dhe aktorët e njohur Behar Mera dhe Rita Lati,më shumë se 400 emigrantë argëtuan deri në orën 07.00 të mëngjesit të së djelës.
Koncerti filloi rreth orës 22.30 ,në një moment që lokali Golden Star u mbush plot me emigrantë shqiptarë.
Këngëtarët dhe aktorët nuk fshehën emocionet e tyre kur panë një pjesëmarrrje kaq të madhe,ndërsa për asnjë moment pista nuk u boshua.
Të pyetur nga Albnow për këtë sukses kaq të madh,dy oprganizatorët nuk fshehën emocionet dhe thanë se ” në periudha të tilla krize,sekreti i suksesit është shumë i thjeshtë,ulje çmimesh.”
“Menduam të ftojmë shumë këngëtarë dhe aktorë,për të mbledhur të gjithë ata njerëz që adhurojnë këngëtarin që preferojnë,me qëllim që në një koncert të kënaqen të gjithë.Pra ky është një nga arsyet që lokali u mbush plot,sepse ne menduam që të fitojmë më pak,por kemi “bekimin” e emigrantëve që u kënaqën duke dëgjuar live shumë këngëtarë dhe aktorë” thanë dy organizatorët Ariani dhe Vasili.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”