MPJ e Kosovës dënon sulmin ndaj Ambasadës së Maqedonisë: Akt vandal
Ministria e punëve të jashtme e Kosovës ka dënuar sulmin ndaj Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Prishtinë.
Përmes një deklarate për mediat, Ministria e konsideroi “tërësisht të papranueshëm dhe në dëm të raporteve miqësore mes dy shteteve” këtë akt “vandal”, ndërsa u bëri thirrje organeve të hetuesisë që “sa më parë të zbardhin rastin dhe të vënë para organeve të drejtësisë autorët e këtij akti të ulët”.
“Ministria e punëve të jashtme e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e fuqishëm të institucioneve të shtetit për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Republikën e Maqedonisë”, theksohet në komunikatë.
Sipas njoftimeve të Policisë së Kosovës, Ambasada e Maqedonisë në Prishtinë u sulmuar të shtunën mbrëma me koktej molotovi, ndërsa nuk ka të raporime për persona të lënduar apo dëme materiale.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”