Kakavijë, policia greke kthen mbrapsht çiftin çam: Jeni non grata!
Një tjetër incident ka ndodhur në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë ku policia ka kthyer një çift çamësh duke u refuzuar dokumentet.
Sipas të dhënave të fundit nga vendi i ngjarjes mësohets e shtetasit Sali e Luljana Bajo me origjinë nga Marglliçi i Çamërisë dhe banues në Durrës, nuk janë lejuar të kalojnë në Kakavijë.
Policët grekë u kanë thënë atyre se ishin të pa dëshiruar në Greqi.
Herët në mëngjes, dy bashkëshortet kanë tentuar të kalojnë kufirin duke paraqitur pasaportat biometrike dhe dokumentet e nevojshme.
Dy bashkëshortët kanë thënë se së bashku me disa miq kanë qenë në Sarandë dhe kanë vendosur të udhëtojnë në drejtim të Janinës.
Gjithçka ka shkuar mirë derisa çifti u ka dhënë pasaportat policëve grekë të cilët kanë reaguar menjëherë sapo kanë parë origjinën e dy bashkëshortëve.
Pasi u kanë bërë të ditur refuzimin e kalimit në Greqi, çpolicët grekë kanë detyruar forcërisht shtetasin Sali Bajo të firmosë një dokument, ku pretendohet se shtateasi në fjalë konsiderohej si person i rrezikshëm për Greqinë.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”