Stefan Fyle: Shqipëria në rrugë qorre që pas zgjedhjeve të 2009

Kriza e tejzgjatur politike ne Shqipëri, e cila vazhdon që prej zgjedhjeve te qershorit te vitit 2009, e ka futur Shqipërinë ne një rruge qorre, madje po i kushton këtij vendi shtyrje te anëtarësimit ne Bashkimin Evropian.
Kështu është shprehur eruokomisioneri për zgjerim Stefan Fyle, gjate një interviste për gazetën austriake “Prag Post”. Fyle ka thënë se funksionimi i institucioneve, klima politike ne vend dhe stabiliteti janë disa nga kriteret e përcaktuar edhe ne progres-raportin e Komisionit Evropian.
“Ndryshe nga se po ndodh me Malin e Zi, Shqipërisë nuk iu dha statusi kandidat. Diferenca është se Shqipëria nuk plotëson kriteret e Kopenhagenit – stabilitetin demokratik të institucioneve. Po i referohem Malit të Zi pasi në Shqipëri, qeveria nga njëra anë dhe opozita nga ana tjetër nuk po gjejnë rrugën për të bashkëpunuar në Parlament dhe vendi ka hyrë në rrugë qorre që prej zgjedhjeve parlamentare në qershor 2009. Nuk ka pengesa artificiale nga BE. Ata kanë të njëjtën mundësi si tre vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor – duhet të ndalojnë luftën politike dhe të gjejnë një zgjidhje për ngërçin dhe të adresojnë 12 prioritetet për të marrë statusin kandidat”, ka thene Fyle.
Zyrtari i lartë thekson se statusi kandidat edhe për këtë vit varet nga plotësimi i rekomandimeve te Brukselit, kërkesa këto qe siç është pohuar edhe me pare nga zyrtare te BE-së nuk janë plotësuar çka do te thotë se vendi ynë rrezikon seriozisht statusin e kandidatit.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut  
Per me teper klikoni me siper ^^^
“Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT