Deputeti italian: BE të ndalë kthimin e Shqipërisë në një “Breg të Fildishtë” të dytë
Nga Helene Pacitto
Pas zgjedhjeve administrative në Shqipëri, situata ka precipituar për keq. Lideri i socialistëve, Edi Rama, ka fituar ndaj Luzim Bashës, kandidati i Partisë Demokratike, lideri i së cilës është i përhershmi Sali Berisha. Është pikërisht ky i fundit që e ka pasur shumë të vështirë ta kalojë poshtë rezultatin final të kryeqytetit shqiptar, duke arritur deri në pikën e shkeljes së ligjit elektoral për të bërë të mundur rihapjen e disa kutive të përzgjedhura me kërkesën që të rinumëroheshin votat, kur votimet ishin mbyllur.
Një vendim ky që ka krijuar tensione të larta sociale dhe politike në një Shqipëri, nga e cila BE priste në këto zgjedhje lokale të dëshmonte se kishte bërë një hap përpara, për sa i përket pjekurisë së eksponentëve të vet politikë. Për situatën politike në Shqipëri kemi intervistuar deputetin Bobo Craxi (Kraksi).
I nderuari Craxi, si mund ta komentojmë situatën paradoksale që po ndodh në Shqipëri pak ditë pas votimeve?
Flitet për zgjedhje lokale, kështu që kërkesa për të dërguar vëzhgues ndërkombëtarë ishte krejtësisht miqësore. Megjithatë ekzistonin të gjitha rrethanat për të rrezikuar një tjetër frakturë të demokracisë, sepse kjo e fundit, në Shqipëri është ende e papjekur. Ka edhe diçka tjetër aty: kontestimi i rezultatit zgjedhor është bërë tashmë bomba e tyre klasike, e aftë të hedh në erë në çdo moment situatën që edhe kështu është e brishtë në ekstrem.
Mbi të gjitha, konstatuam sërish lojën në limitet e durimit dhe ligjshmërisë ndërkombëtare të liderit të tyre Berisha, praktikat e të cilit përmbajnë në mënyrë të përsëritur konceptin e tij autokratik mbi demokracinë. Në fakt, ky e ka poshtëruar edhe në të shkuarën popullin e vet, e në mënyrë te veçantë opozitën e së majtës socialiste të vendit të tij.
Çfarë mendoni se është e nevojshme tani, për të zgjidhur çështjen shqiptare?
Mendoj se në këtë pikë që jemi është e domosdoshme një ndërhyrje e fortë e diplomacisë europiane, për të ndaluar precipitimin e mëtejshëm të ngjarjeve atje. Anullimi i vizitës së presidentit të Komisionit Euriopian, Barosa, nuk është një sinjal i mirë.
Ekziston rreziku që këto zgjedhje që në fat duhej të kishin tërhequr Shqipërinë në hapësirën europiane, të bëjnë pikërisht efektin e kundërt?
Po. Ndaj duhet evituar çdo acarim i mëtejshëm politik. Por pranimi i metodës së përmbysjes së rezultatit, do ishte për mua zgjidhja më e keqe. Të mos harrojmë që në këto zgjedhje shqiptare, ishte e qartë që në fillim, tentativa e liderit Berisha për të eliminuar nga skena politike liderin alternativ të tij. E dinë thuajse të gjithë që ky ishte objektivi primar i qeverisë së atjeshme.
Në këto momente përgjegjshmëria që ka secili politikan dallohet më qartë se kurrë. Të dyja partitë duhet të kapërcejnë divergjencat dhe të gjejnë një zgjidhje të rikthimit te dialogu për të evituar kthimin e Shqipërisë në një Breg të Fildishtë të dytë. Në ngjarje si këto matet maturia e një populli dhe e klasës së tij drejtuese.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
Per me teper klikoni me siper ^^^
Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.