SHQIPËRIA NATYRALE ËSHTË REALITET EVROPIAN, QË PAQËSON DHE STABILIZON BALLKANIN

Në këtë kontekst, po përmendin edhe kërkesën e dikurshme “Kosova Republikë” që ishte “mollë e ndaluar”, sikurse sot që është kërkesa për Shqipërinë e Ribashkuar, por ja, Kosova, sot, u bë realitet, pavarësinë dhe sovranitetin e saj e njohën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të Evropës Perëndimore, si dhe shtetet e tjera të bashkësisë ndërkombëtare ( deri tani e kanë njohur 71 shtete të botës). Së shpejti, kështu, do të ndodhë, edhe me ribërjen dhe me njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë së Ribashkuar Etnike.
Këtë, duhet ta mbajnë mend kolaboracionistët shqiptarë dhe miqtë e tyre serbë, malazezë, grekë dhe “maqedonë”, u pëlqeu apo nuk u pëlqeu atyre, sepse është e pamundur që një komb i copëtuar dhe i kolonizuar, të jetojë përjetësisht nën sundimin e egër kolonialist dhe gjenocidal të sllavëve të Ballkanit.
Mirëpo, kjo politikë dhe diplomaci antishqiptare nuk ka asnjë shans real që të mbijetojë shumë gjatë, sepse fitorja e popullit është e pamposhtur në realizimin e së drejtës së tij shekullore mbi territoret e tij. Populli është sovran i Shqipërisë Natyrale, jo haxhinastot dhe dinoshët, as partitë politike e as qeveritë e tyre sado të forta dhe me ndikim qofshin ato te vendet fqinje dhe te partnerët e tyre ndërkombëtarë.
Vetëm shqiptarët e ligjë e mohojnë vetëvetën dhe punojnë kundër popullit të vet!
Para disa vitesh, Prof.Dr.Noel Malcolm pat deklaruar se “Bashkimi i shqiptarëve nuk e kërcënon, as nuk e rrezikon Ballkanin, por e kundërta”.
Ndërkaq, ndryshe nga Profesori i nderuar britanik Noel Malcolm ( i cili shkroi veprën briliante më objektive për Kosovën-“Kosovo A Short History), Edmond Haxhinasto (Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë) dhe Ferhat Dinosha (Ministër në Qeverinë Malazeze të Podgoricës) në një takim të përbashkët zyrtar të tyre në Tiranë, më 13 nëntor 2010, paturpësisht, deklaruan se : “ Lista e Shqipërisë Natyrale është e pavlerë, e dëmshme dhe e parealizueshme. Para së gjithash, ajo është e orientuar kundër interesave të shqiptarëve etnikë në rajon…”/http://www.gov.me/en/News/100857/Minister-Dinosha-and-Albanian-Foreign-Minister-Haxhinasto-pledge-closer-ties.html//Publish date 15.11.2010 12:52//.
Përkundrazi, e vërteta është kjo: “Shqipëri natyrale do të thotë mirëqenie, paqe, dinjitet, realitet, progres evroperëndimor sipas parimeve të organizimit të Bashkimit Evropian, dhe stabilitet në rajon. Këtë ua kemi borxh fëmijëve tanë, nipërve dhe mbesave. Prandaj, Shqipëria Natyrale është nocion bashkëkohor evropian, kurse gjendja e sotme e shqiptarëve dhe e territoreve të tyre të kolonizuara nën shtetet sllave ballkanike i përngjan sundimit të dikurshëm otoman (vilajeteve dhe principatave feudale)” (Koço Danaj, Paltforma e Shqipërisë Natyrale, Tiranë, 2009,f.28).
Pra, “të gjitha këto argumente dëshmojnë se ka ardhur koha për të folur, për të argumentuar dhe për të vepruar konkretisht dhe botërsiht në realizimin e aspiratës dhe të kërkesës sonë historike”, që me çdo kusht të shkolonizohemi dhe të bashkohemi edhe si komb dhe si shtet i lirë dhe sovran, pavarësisht se ç’mendojnë dhe se çfarë deklarojnë politikanët dhe diplomatët shqiptarë nëpër metropolet ballkanike (Tiranë, Podgoricë, Beograd, Prishtinë, Shkup, Athinë dhe Stamboll).
Pra, është koha e fundit që të “mendojmë globalisht dhe të identifikohemi kombëtarisht: Sa më pak grekë, maqedonë, italianë, turqë me origjinë shqiptare dhe sa më shumë shqiptarë me mentalitet europian, progresist. Prandaj, në emër të tyre e kemi për detyrim kombëtar sendërtimin e Shqipërisë Natyrale.” (Platforma e Shqipërisë Natyrale, f.52).
Ndaj, nuk duhet të heshtim, as të paktojmë me askë që sulmon dhe npërkëmbë vlerat dhe të drejtat tona individuale dhe kolektive si komb dhe si shtet në Ballkan. Të hidhemi në veprim, sepse edhe kështu jemi në vonesë të madhe.
Konstatim i gabuar dhe i turpshëm
Politikanëve dhe diplomatëve të “formatit rajonalë” haxhinasto-dinosha, pak po iu duket se serbët, malazezët, sllavomaqedonët dhe grekët, po na kritikojnë, po na anatemojnë, po na akuzojnë, po na fajesojnë dhe po na i mohojnë të drejtat tona historike dhe të ligjshme mbi territorin dhe shtetin tonë etnik, por tani, e kanë “parë të arsyeshme”, që edhe këta të deklarohen si aleatë dhe partnerë të tyre në “mbrojtjen” dhe në “shpëtimin” e Ballkanit nga “rreziku” i ribërjes së Shqipërisë Natyrale!
Fati që interesat e shqiptarëve në Ballkan i mbrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës se, për kësi farë diplomatësh dhe politikanësh të “kalibrit” Haxhinasto dhe Dinosha…,etj., Shqipëria londineze qe 20 vjet do të kishte qenë e bashkuar me Serbinë, me Malin e Zi apo Greqinë. Mirëpo, derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të jenë të pranishme dhe ta kenë fjalën kryesore në Ballkan, diplomatëve dhe politikanëve të tilllë shqiptarë me orientim prorus, nuk do t’iu lejojnë një “luks” të tillë antishqiptar dhe anti-Shqipëri Etnike.
-Shtrohet pyetja tejet shqetësuese, po si është e mundur që dy funksionarë të lartë shqiptarë, njëri (Edmond Haxhinasto në Tiranë), e tjetri (Ferhat Dinosha në Podgoricë, të kenë nxjerrë përfundimin e përbashkët se “Lista e Shqipërisë Natyrale është e pavlefshme, e dëmshme, e parealizueshme dhe e rrezikshme për të gjithë shqiptarët etnikë në rajon”!?
Se një konstatim i tillë paragjykues, është plotësisht i gabueshëm dhe shpifës, këtë e provon edhe Kushtetuta në fuqi e Republikës së Shqipërisë, ku thuhet:” Ne populli i Shqipërisë…me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar…”
Për më tepër, nëse kjo Kushtetutë është e pavlerë, e parëndësishme dhe e rrezikshme për shqiptarët etnikë në rajon, atëherë edhe Platforma e Shqipërisë Natyrale “ është pa asnjë vlerë, pa asnjë rëndësi, e dëmshme dhe e rrzikshme, ashtu siç kanë konkluduar Haxhinasto dhe Dinosha.
Ribashkimi i kombit shqiptar dhe i Shqiërisë Natyrale nuk është “i pavlerë”, ashtu siç janë shprehur naivisht dhe antikombëtarisht, Haxhinasto dhe Dinosha, por është realitet dhe domosdoshmëri, jo vetëm për shqiptarët, por mbarë popujt e Ballkanit, nëse ata duan të kenë marrëdhënie të mira fqinjësore me shqiptarët dhe me Shqipërinë Natyrale.
-Ja, ky është argumenti aksiomatik që tregon se, faktori i brendshëm politik dhe diplomatik shqiptar, ka qenë, dhe, fatkeqësisht, edhe sot, është një nga barrierat kryesore pse mbi 50% e kombit shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike ende ndodhen nën sundimin mizor kolonial dhe hegjemonist të vendeve fqinje (Serbia, Mali i Zi, “Maqedonia” dhe Greqia).
Prandaj, nuk duhet të çuditemi, as të befasohemi se, derisa të ketë kësi farë politikanësh dhe diplomatësh “vizionarë” shqiptarë, që e mohojnë të drejtën historike dhe të vetëvendosjes së shqiptarëve dhe të Shqipërisë Natyrale, liria, pavarësia, shkolonizimi dhe ribashkimi i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë Natyrale, nuk janë aq të afërta, ashtu siç parashikojnë me të drejtë, strategjistët patriotë dhe demokratë të ribërjes së Shqipërisë së Ribashkuar Natyrale, sepse pengesë kryesore dhe e “pakapërcyeshme” është vetë faktori politik dhe diplomatik zyrtar i Tiranës me në krye Sali Berisha, Edmond Haxhinasto…,etj. Kjo është fatkeqësia dhe sëmundja e brendshme e pashëruar e politikës dhe e diplomacisë shqiptare, e cila, edhe në këtë 20-vjeçar(1990-2010) me vetëdije e anashkaloi zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan.
Një kualifikim të këtillë në favor të propagandës, të politikës dhe të diplomacisë kolonialiste të shteteve fqinje sllave, me qëllim që të mohohet e drejta historike dhe e ligjshme e shqiptarëve mbi Shqipërinë Natyrale, është i papranueshëm për të gjithë shqiptarët e të gjitha trevave të Shqipërisë Natyrale, sepse është me bazament të vjetër serbo-sllav. Këtë të vërtetë e dijnë të gjithë shqiptarët e kolonizuar dhe të Shqipërisë londineze (1912).
Strategjia e frikësimit
Në takimin e përbashkët, bërë në Tiranë, më 13 nëntor 2010, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto dhe Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Minoriteteve të Malit të Zi, Ferhat Dinosha, ndër të tjera, në kuptimin negativ dhe denoncues, prekën edhe çështjen e “Listës Shqipëria Natyrale”, e cila u promovua dhe u aprovua në Konferencën Mbarëkombëtare Shqiptare, bërë në Tiranë, më 30 tetor 2010.
Është absurd dhe i papranueshëm konkluzioni i përbashkët politiko-diplomatik- Haxhinasto-Dinosha se kinëse “Lista Shqipëria Natyrale është e pavlerë, e dëmshme, e parealizueshme dhe e orientuar kundër interesave të shqiptarëve në rajon…”!!!
Ky konstatim i paqëndrueshëm, tendencioz dhe subjektiv me karakter të ruajtjes së ekuilibrit të interesave dhe të marrëdhënieve tregtare, ekonomike, politike dhe diplomatike me shtetet fqinje kolonialiste, është i pranueshëm vetëm për aleancën serbo-malazeze sllave ballkanike-hegjemonistët, armiqtë, copëtuesit dhe kolonizuesit e popullit shqiptar dhe të Shqipërisë Natyrale, e jo, kurrsesi për shqiptarët etnikë në Ballkan,, as për partnerët e tyre siç janë Amerika, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja.
Për më tepër, një konstatim i tillë arbitrar dhe antirealist ka për pasojë mosleximin e Platformës së Shqipërisë Natyrale të Koço Danajt (2009), ose leximin e shtrembër të përmbajtjes së saj, me qëllim që atë, në sy të popullit shqiptar ta shpërfytyrojnë si të “pavlerë, të dëmshëm dhe të paarritshëm” për të.
Ndërkaq, në anën tjetër, një vlerësim i tillë vetëmohues politik, diplomatik, kombëtar, ndërkombëtar dhe shtetëror-anti-Shqipëri Natyrale, i paralajmëron shtetet fqinje kolonialiste, si dhe faktorët evro-ndërkombëtarë, të pranishëm në Ballkan se “Lista Shqipëria Natyrale paraqet rrezik dhe destabilizim jo vetëm për shqiptarët, por për mbarë Ballkanin.
Kjo është një e pavërtetë e madhe, e cila daton që këtu e 100 vite më parë (1878-2010) si rrjedhim i politikës dhe i propagandës kolonialiste serbo-malazeze dhe greke në favor të përthithjes së territoreve etnike të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Natyrale.
Ndaj, as kryediplomati i Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto e as Ministri i Malit të Zi, Ferhat Dinosha nuk kanë kurrfarë të drejte morale propaganduese dhe ligjore që, pa asnjë arsye, ta manipulojnë dhe ta frikësojnë popullin shqiptar se kinëse “Lista e Shqipërisë Natyrale është e dëmshme, e pavlefshme, e parealizueshme dhe e rrezikshme” për të, dhe më gjerë, kur dihet se këtë fushatë të egër dhe absurde antishqiptare dhe anti-Shqipëri Natyrale, janë duke e zhvilluar politika, propaganda, diplomacia dhe agjenturat e ndryshme të mbitokës dhe të nëntokës së Beogradit, të Podgoricës, të Athinës, të Shkupit etj.
Pra, është e tepërt dhe e papranueshme që, edhe politika, diplomacia, propaganda shqiptare e Tiranës, të hidhen në të njëjtin “front” serbo-malazez-maqedon-grek për ta denoncuar dhe luftuar jetësimin e Platformës së Shqipërisë Natyrale.
Shqipëria Natyrale nuk përbën kurrfarë rreziku për shqiptarët, as për fqinjtë rajonalë, nuk është kurrfarë utopie, por është realitet dhe domosdoshmëri e kohës, e pranueshme nga i gjithë populli shqiptar si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë Etnike. Ribërja e saj është vetëm çështje dite. Këtë së shpejti, do ta dëshmojë edhe ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, si hap i parë i krijimit dhe i ribashkimit të Shqipërisë Natyrale.
“Platforma e Shqipërisë Natyrale”, mund të kritikohet vetëm për një “arsye”, e kjo është, pse atë e ka shkruar një doktor shkencash, autori Koço Danaj, e nuk e ka shkruar ndonjë autor tjetër, apo ndonjë institucion tjetër shtetëror a shkencor shqiptar, që e ka pasur për detyrë. E, jo, assesi, pse ajo “është e pavlefshme, e dëmshme, e paarritshme, dhe e orientuar kundër interesave të shqiptarëve etnikë në rajon etj.”, ashtu siç kanë nxjerrë konkluzionin e gabuar dhe të turpshëm kryediplomati shqiptar, Edmond Haxhinasto dhe Ministri i qeverisë malazeze, Ferhat Dinosha.
Kësaj i thonë, quo vadis politikë dhe diplomaci shqiptare, pse kundër ribashkimit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan?! Pse të fajësohen shqiptarët, që me të drejtë kërkojnë shkolonizim, vetëvendosje dhe ribashkim, e jo kolonizuesit dhe hegjemonistët e tyre sllavë (Serbia, Mali i Zi, “Maqedonia” dhe Greqia), shtete këto, të cilat, edhe sot, në erën e integrimeve demokratike evropiane (2010), ende nuk pranojnë që të heqin dorë nga territoret e kolonizuara shqiptare, të aneksuara dhe të pushtuara me terror, me gjenocid dhe me luftra barbarike këtu e 100 vjet më parë?!