Lajm i fundit – Tragjedi. Pergjaket rruga Ballsh-Tepelen.Drejtusi i automjetit shtetas greke ne gjendje te dehur (UPDATE)

Nje autobus i linjes Durres-Athine me targa greke qe bente transportimin e emigranteve shqiptar, ka mundur te devijoje nga rruga duke perfunduar ne humnere prej 250 metrash.Ngjarja ka ndodhur rreth ores 20:00 ne afersi te fshatit Ziaj te Ballshit.Kujtojme se aksi rrugor i kesaj rruge nacionale qe lidhet me greqine eshte lene ne harrese qe ne kohen e regjimit komunist.Autobusi ka qene me 45 pasagjere dhe deri tani dyshohet se jane 10 te vdekur dhe 20 te mbijetuar dhe nderkohe po ndihmohen te nxirren njerezit e tjere qe kane mbetur ne humnere pasi dhe gjendja eshte e veshtire ku autobusi ka mbetur me goma në pjesën e sipërme, ndërsa kabina është shtypur pothuajse plotësisht.Pritet te rritet numri i viktimave.Nje prej viktimave ndodhet ne spitalin e ballshit e cila sipas burimeve mendohet te jete e moshes 18-19 vjecare e seksit femer.Autobuzi i perket shoqerise “ALBTRANS” me targë “IGN 9900” dhe drejtues i automjetit ka qene shtetasi greke Tomas Cogas. Ne pranine qe pata ne vendngjarje dhe ne spitalin e ballshit pata rastin te pyesja nje pjese te paragjereve ku pohonin se drejtuesi i automjetit ishte ne gjendje te dehur megjithese sipas policise shkaqet ende nuk dihen.

Nderkohe Spitali i Fierit i ben thirrje qytetareve te dhurojne gjak per te aksidentuarit.
Jepni dhe ju kontributin tuaj per kete tragjedi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT