Shiti motorin e ujit në Belgjikë, pas 15 vjetësh i kërkojnë 16 milionë lekë në Shqipëri

Edmond Hoxha tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se në vitin 2010 ka ardhur me pushime në Shqipëri dhe ka sjellë me vete një motor uji. Ai thotë se i kërkuan garanci 1000 euro në doganë. Kur iku, ishte vonë dhe nuk punonin agjencitë dhe polici nuk shënoi që kishte mjetin me vete. Më pas motorin e ujit e shiti në Belgjikë.
Prej vitesh tashmë Edmond Hoxha po kalon kalvarin e hetimit dhe gjykimit për veprat penale të “Mospagimit të taksave dhe tatimeve” si dhe të “Kontrabandës së mallrave me regjim të ndërmjetëm”.
Gjykata administrative e shkallës së parë nuk e konsideron faktin se mjeti është eksportuar dhe shitur jashtë vendit. Tani çështja është në Apelin Administrativ, nga ku qytetari pret zgjidhje.