Me urdhër të SPAK/ Operacion kundër Call-Center-ave mashtrues, Policia dhe BKH kontrolle në Tiranë

Sot në 22 prill, SPAK po realizon një aksion kundër Call Center-ave në Tiranë.

Siç raporton gazetari Besar Bajraktaraj, aksioni po zhvillohet pranë gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet.

Agjentët e BKH-së në këtë operacion janë duke u asistuar nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit. Edhe autoritete të huaja dyshohet se po ndihmojnë në këtë operacion.

Kujtojmë se një tjetër call center mashtrues u godit në 14 prill po në Tiranë. Në atë rast, u lëshuan në total  7 urdhër-arreste dhe u vendosën dy masa sigurimi, për ndalim të daljes jashtë vendit.

Nën hetim u vendosën administratorë, punonjës IT, mirëmbajtës të rrjeteve dhe financierë, të cilët akuzoheshin për veprën penale “mashtrimi kompjuterik”.

Hetimet treguan se ata kishin mashtruar mijëra qytetarë evropianë, ndërsa dëmi ekonomik i shkaktuar nga ky aktivitet dyshohet se kishte kaluar shifrën e 50 milionë eurove.

Në total, në tre qendrat e goditura janë konstatuar mbi 80 operatorë, të cilët janë marrë në pyetje nga autoritetet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT