Dea Boriçi, vajza shkodrane fiton 100% bursë në Universitetin prestigjioz të Harvardit! Benet Beci e uron: Je krenari për të gjithë Shqipërinë

Shkodra, por jo vetëm, ka arsye të ndihet krenare për një arritje të jashtëzakonshme të një prej nxënësve të saj.
Dea Boriçi, nga gjimnazi “28 Nëntori”, është pranuar në Universitetin prestigjioz Harvard me bursë të plotë 100%, duke bërë një hap të madh në rrugëtimin e saj akademik dhe duke vënë emrin e qytetit dhe të vendit në një skenë ndërkombëtare.
“Një krenari për Shkodrën! Nxënësja e shkëlqyer Dea Boriçi, nga gjimnazi “28 Nëntori”, është pranuar në Universitetin prestigjioz Harvard, me bursë të plotë 100%, një arritje e jashtëzakonshme që na bën të gjithëve krenarë.
Ky sukses është fryt i punës së palodhur, përkushtimit dhe talentit të saj, por edhe i përgatitjes cilësore që ofron gjimnazi “28 Nëntori”. Urime Dea! Suksesi yt është krenari për familjen, shkollën, qytetin dhe gjithë Shqipërinë. Jam i bindur se do të vazhdosh të na bësh krenarë në çdo hap të rrugëtimit tënd”, shkruan kryebashkiaku i Shkdorës, Benet Beci në një postim në rrjetet sociale.
Javë më parë, media Neësbomb.al e përmendi Dean si pjesë e një projekti për nxënësit ekselentë, duke treguar edhe përfaqësimin e saj të Shqipërisë në Olimpiadën në Itali, ku shfaqi pasionin dhe potencialin e saj.
Historia e Deas tregon se me punë, përkushtim dhe besim në vetvete, mund të arrihen suksese të mëdha, dhe ky rezultat i saj është një shembull frymëzues për të rinjtë, për familjen, shkollën dhe gjithë Shqipërinë.