PAMJE SHQETËSUESE! Të zhveshur, në të ftohtë, të lidhur pas pemës me ngjitës dhe të detyruar të hanë borë, ja disa nga metodat çnjerëzore me të cilat torturohen ushtarët rusë

Ushtarët rusë janë duke marrë dënime çnjerëzore dhe barabare nga komandantët e tyre, në rast se akuzohen për dezertim dhe moszbatim të urdhrave. The Sun ka bërë publike disa pamje shqetësuese të këtyre trajtimeve barbare që Rusia po u bën “të vetëve”.

Pamjet rrënqethëse tregojnë një ushtar “rebel” të zhveshur pothuajse plotësisht, të lidhur me shirit ngjitës në një pemë me kokë poshtë në të ftohtin therës pranë vijës së frontit të luftës.

Teksa një tjetër pranë tij po ashtu i lidhur pranë pemës, gjysmë i zhveshur detyrohet të hajë borë nga oficeri i tijepror. Komandati i tyre u drejtohet me tone të ashpra e fjalë denigrueseduke thënë: “Donit të largoheshit nga pozicionet tuaja, jo të ndiqnit urdhërat” “Ha, o idiot i mallkuar”, teksa filmon të gjithë situatën.

PAMJE SHQETËSUESE! Të zhveshur, në të ftohtë, të

Foto nga tortura e ushtareve

Ndërkohë një nga ushtatrët lutet me dëshpërim “nuk do të ndodhë më , të lutem, më fal”. Oficeri i Putin, tallet me ushtarët duke përmendur edhe orientimin e tyre seksual, raportonThe Sun.

Këto metoda çnjerëzore janë “të famshme” midis ushtarëve të putin, jo më larg se javën e kaluar u publkikuan pamje të ngjashme të cuilat treginin dy burra të lidhur as pemëve të cilët akuzoheshin se kishin vjedhur kanabis nga komandantët e tyre.

Metodat e torturës janë nga më të dryshgmet duke shkuar deri aty sa ushtarët tërhiqen zvarrë me makinat ushtarake.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT