Qëlloi me armë në ajër, 31-vjeçari tregon arsyen: Humba para në skedina

Amarild Xhamaqi, personi që qëlloi në ajër mbrëmjen e së dielës në zonën e “Ali Demit”, tregoi arsyen e veprimit të tij.

31-vjeçari ka deklaruar në polici se qëlloi me armë pasi ishte mërzitur se kishte humbur para në skedina.

I riu qëlloi 4 herë në ajër dhe ishte në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Qëlloi me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me fishek në fole, municion luftarak, sëbashku me automjetin.

Menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij në zonën e Alidemit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje dhe, falë ndërhyrjes së menjëhershme, bënë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij në zonën e Alidemit.

Nga kontrolli në automjet u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me fishek në fole, si dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT