Mungon Kosova/ Vuçiç: Askush nuk mund të ndalojë këtë, nuk kemi pse të kërkojmë falje

Presidenti serb Aleksandar Vuçic ka qenë i drejtpërdrejt ndaj atyre që nuk marrin pjesë në nismën Open Balkan, duke u shprehur se nuk ka pse ti kërkojnë falje atyre shteteve që nuk marri pjesë, pasi faji sipas tij nuk është i Serbisë, Maqedonisë së Veriut apo dhe Shqipërisë.

Edhe pse nuk i përmendi shtetet konkrete, Vuçiç, kuptohet sinjalet i lëshoi drejt Kosovës, që është më e ashpra në argumentet e paraqitura në refuzimin e kësaj nismjeje, duke e cilësuar si një favorizim të Beogradit.  Veç Kosovës jashtë kësaj nismeje janë Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina.

“Mendoj se askush nuk mund ta ndalojë këtë, ky është një proces gjithëpërfshirës, e më ka ardhur në majë të hundës, na duhet të japim justifikim për hiçgjë, e na duhet të kërkojnë ndjesë tyre që nuk janë pjesë e kësaj. Por ne nuk kemi nevojë ti kërkojmë ndjesë atyre që nuk duan të bëjnë pjsë. Por do të jetë shumë e vështirë në rajon të arrijnë ti shpjegojmë qytetarëve se pse nuk duan të jenë pjesë. Por kur të jenë pjesë ata duhet të kenë shumë të qartë përfitimet që do të kenë për popujt e tyre”, tha Vuçiç.

Në fjalën e tij, presidenti serb vlerësoi së tepërmi marrëveshjet e arritura, duke përmendur heqjen e lejes së punës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT