VIDEO/ Kapet peshku i rrezikshëm në Vlorë, peshkatarët: Mund të shkaktojë vdekjen vetëm duke e prekur

Peshku Para i njohur ndryshe edhe si peshku Gjyle, i cili konsiderohet si peshku më helmues i ujërave të kripura, ka rënë sërish në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës.

Para konsiderohet një peshk tepër i rrezikshëm, pasi kontakti me të, edhe vetëm nëpërmjet prekjes mund të rezultojë fatal.

Drejtuesi i Portit të Peshkimit Radhimë Sherif Dyrmishi ka paralajmëruar peshkatarët dhe qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm.

Ky është Para, Gjyle në gjuhën e peshkimit, është një peshk shumë helmues. Ky është rasti i dytë në Gjirin e Vlorës, pasi e kemi kapur një më të vogël para 7 vitesh. Kujdes! Është helmues edhe duke e prekur, po ta shihni po përdor dorashkat, se toksinat e tij mund të sjellin dhe të çojnë në një rrugë pa kthim drejt vdekjes.”, u shpreh ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT