“Nan” po “korr” sukses në Eurovision! Kënga përfaqësuese e Shqipërisë, renditet e dyta në shfaqjet paraprake

Norvegjia, ashtu si tradita e çdo viti, organizon shfaqjen “Adresse Wien” e cila është shfaqja paraprake zyrtare për Konkursin më të madh të Këngës, Eurovision. Ndërkohë është vazhduar me episodin e katërt nga pesë të planifikuar në total, gjatë së cilës një juri profesionistësh dhe artdashësish bëjnë renditjen e këngëve pjesëmarrëse, episod pas episodi.

Në këtë emision të drejtuar nga Marte Stokstad, siç u sipërpërmend, është bërë një renditje e përgjithshme e shteteve pjesëmarrëse në Eurovizion, mes tyre edhe Shqipëria, e cila është renditur e dyta me plot 86 pikë, pas Danimarkës e cila gëzon deri më tani vendin e parë me 96 pikë, dhe duke lënë pas Qipron me 77 pikë.

Kujtojmë se Shqipëria këtë vit prezantohet në Eurovision, me këngën “Nan” të këngëtarit Alis Kallaçi, këngë kjo e cila ka rrëmbyer zemrat e publikut që me lançimin e saj.

Renditja e përgjithshme e emisionit:

1. Danimarka – 96 pikë
2. Shqipëria – 86 pikë
3. Qipro – 77 pikë
4. Bullgaria – 72 pikë
5. Suedia – 70 pikë
6. Moldavia – 68 pikë
7. Italia – 65 pikë
8. Franca – 64 pikë
9. Mali i Zi – 64 pikë
10. Letonia – 60 pikë
11. Australia – 57 pikë
12. Gjermania – 57 pikë
13. Belgjika – 56 pikë
14. Serbia – 53 pikë
15. Portugalia – 53 pikë
16. Izraeli – 52 pikë
17. Luksemburgu – 49 pikë
18. Malta – 49 pikë
19. Zvicra – 47 pikë
20. Austria – 45 pikë
21. Gjeorgjia – 43 pikë
22. Rumania – 41 pikë
23. Armenia – 38 pikë
24. Greqia – 38 pikë
25. Ukraina – 31 pikë
26. Estonia – 30 pikë
27. Lituania – 29 pikë
28. Azerbajxhani – 19 pikë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT