VIDEO e Klevis Balliut gjysmë i zhveshur, reagon sërish Zegjine Çaushi: E tepruat tani me këto pamje me pullë të kuqe

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka vijuar me ironitë ndaj kolegut të opozitës, Klevis Balliu, pas ngjarjeve të djeshme në protestë, ku përdorimi i gazit lotsjellës dhe sprajit u shoqërua me tensione dhe pasoja për disa prej deputetëve, mes tyre dhe për Balliun.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Çaushi ka shpërndarë një video që ish-kryeministri Sali Berisha i bëri Klevis Balliut në spital. Në pamjet e publikuara ky i fundit shihet pjesërisht i zhveshur, “detaj” që nuk i ka shpëtuar socialistes e cila e ka përdorur menjëherë për të vijuar me “talljen” e saj.

Duke komentuar situatën, ajo shkruan me ironi: “Vazhdon estrada e xhaxhit. E tepruat tani me këto pamje me pullë të kuqe, ka edhe fëmijë që ju shohin”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT