Zbardhet DINAMIKA e plagosjes së turkut në Sauk: Autori u çua nga tavolina dhe e qëlloi në shpatull teksa hante, dyshohet për hakmarrje (EMRI)

Është identifkuar shtetasi turk i cili mbeti i plagosur ditën e djeshme nga bashkëkombësi i tij. Debati mes tyre degradoi deri në përdorimin e armës, ku mbeti i plagosur 36-vjeçari Halil Uçar.

Ndërsa autori i ngjarjes vijon të mbetet i paidentifikuar.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Uçar është shprehur se nuk e njeh autorin dhe nuk ka pasur konflikte me të.

Nga hetimet e deritanishme është zbuluar se autori dhe i plagosur kanë qenë në të njëjtin lokal por në tavolina e kate të ndryshme.

Autori, pasi ka konsumuar darkën në katin e parë të lokalit, është ngjitur për në katin e dytë ku dhe ka plagosur Halil Uçarin, të cilin e ka qëlluar në pjesën e shpatullës.

Pasi hapi zjarr ndaj tij, autori është zhdukur nga vendngjarja me vrap.

Ndërsa policia nuk mohon mundësinë e një konflikti mes tyre, ndonëse diçka e tillë është hedhur poshtë nga i plagosuri.

Bëhet me dije se Policia e Shtetit po bashkëpunon me Interpolin për të identifikuar autorin si dhe për të zbuluar arsyet që çuan deri në plagosjen e Uçar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT