Incidentet në protestën e PD-së, vjen reagimi i parë nga PS: Vetëm një i “mbaruar” si “bufi”, mund të sulmojë flamurin kombëtar! Turp (VIDEO)

Pasi incidenteve të regjistruara në protestën e opozitës, ka ardhur reagimi i parë nga mazhoranca. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar ashpër, teksa nuk i ka kursyer sulmet ndaj Berishës.

Balla shkruan se vetëm një i “mbaruar” si “bufi”, mund të sulmojë flamurin kombëtar dhe atë të BE-së, dhe institucionet e vendit.

Po ashtu ai i ka quajtur si të turpshme, incidentet në tubimin e opozitës.

“Vetëm një i mbaruar politikisht, mendërisht dhe fizikisht si bufi i shqupit mund të godasë flamurin kombëtar, flamurin e BE, policinë e shtetit dhe institucionet e vendit. Turpi nuk është i këtij matufi, por i atyre pak që kanë mbetur dhe i shkojnë mbrapa”, shkruan Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT