Rekordi tragjik i Spanjës, 738 vdekje në 24 orë nga koronavirusi

Shifra të frikshme raportohen nga Spanja, sa i takon situatës së krijuar nga koronavirusi.

Mediat spanjolle raportojnë sot se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar plot 738 viktima nga COVID-19.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga autoritetet, numri total i viktimave është rritur në 3.434, ndërsa konfirmohen mbi 47.600 raste.

Vendi iberik kalon kështu Kinën për numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19, që numëron 3.281 viktima, duke u renditur i dyti pas Italisë, ku kanë humbur jetën deri tani 6.820 persona.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT