Reza Pahlavi do të marrë udhëheqjen e Iranit? Trump “i pret hovin në mes” djalit të shahut të fundit: Do të ishte më i përshtatshëm…

Presidenti i SHBA Donald Trump, është duke mbajtur një konferencë të përbashkët me Merz në Shtëpinë e Bardhë, dhe gjatë fjalës së tij ai është ndalur edhe te lideri i ardhshëm i Iranit.

Duke minimizuar shanset që aktivisti iranian në mërgim Reza Pahlavi, të merrte udhëheqjen e vendit, duke shtuar se preferon që dikush nga brenda Iranit ta merrte përsipër detyrën.

“Disa njerëz e pëlqejnë atë, dhe ne nuk kemi menduar shumë për këtë,” tha Trump. “Më duket se dikush nga brenda ndoshta do të ishte më i përshtatshëm.”

Pahlavi, djali i shahut të fundit të Iranit, është përfolur shumë shpesh si një drejtues i mundshëm i Iranit, që në periudhën e protestave antiqeveritare disa kohë më parë.

Por Trump tha se, ndërsa “ai duket si një person shumë i mirë”, kishte më shumë të ngjarë që “dikush që është atje, që është popullor, nëse ka një person të tillë” do të ishte një kandidat më i mirë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT