Raporti në UEFA: Skënderbeu trukoi mbi 50 ndeshje
Skënderbeu kërkohet të dënohet me 10 vjet mospjesëmarrje në kupat e UEFA-s. Ndëshkimi nuk mjaftohet me kaq, klubi korçar do të duhet të paguajë edhe 1 milionë euro gjobë. Këto dy ndëshkime janë kërkuar nga inspektorët e Komisioni Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA, të cilët kanë hartuar një raport prej 93 faqesh.
Sipas raportit të komisionit në fjalë, ka prova bindëse se klubi i Skënderbeut është minimalisht i përfshirë indirekt në trukime ndeshjesh, që konsiderohet se kjo çështj deri tani është rasti më i madh i trukimit të ndeshjeve që përfshin një klub të vetëm futbolli.
Në opinionin e UEFA-s, ky raport thekson se ka gjithashtu prova që dëshmojnë se lojtarët, zyrtarët dhe financuesit e Skënderbeut i trukonin ndeshjet në mënyrë që të përfitonin vetë ose në favor të palëve të treta. Vëzhgimet e UEFA-s janë certifikuar nga ekspertë të pavarur si një mekanizëm tepër i fuqishëm për të identifikuar ndeshjet e fiksuara.
Në raport përmendet se Skënderbeu ka patur gjatë viteve të fundit mbi 50 ndeshje të trukura, përfshi katër ndeshje të UEFA-s për klube, në sezonin 2015-2016. UEFA nuk është përballur kurrë më parë me një numër kaq të lartë ndeshjesh të trukuara nga një klub i vetëm! Prova të tjera dëshmuan se ishin të përfshirë edhe figura kyçe të administratës së Skënderbeut në industrinë e basteve dhe në akte korruptive.
Raporti në faqet ku janë renditur konkluzionet thekson se “deklaratat e bëra nga kundërshtarët e Skënderbeut, si portieri i Crusaders, kanë treguar se kishte shumë elemente që çonin në një drejtim të vetëm se Skënderbeu ka trukuar ndeshjet!”/ZgjohuShqiptar.info