“Evitoni lëvizjet dhe qëndrimin në vende ku ka objekte apo pemë që rrezikojnë rënien”

Moti i keq, me erë të fortë dhe temperatura të ulëta që ka përfshirë gjithë vendin ditën e sotme, ka shkaktuar edhe pasojat e para. Për shkak të erës së fortë, në kryeqytet janë rrëzuar disa pemë, por fatmirësisht pa persona të lënduar.

Ndërkohë kryebashkiaku Erion Veliaj u bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin daljen në rrugë apo qëndrimin në zona ku ka rrezik.

“KUJDES 🚨 erë e fortë në Tiranë, ju lutem 🙏evitoni lëvizjet dhe qëndrimin në vënde ku ka objekte apo pemë që rrezikojnë rënien.

Për çdo problem raportoni te numri i emergjencës 112. ☎

Punonjësit tanë ndodhen në terren në ndihmë të çdo qytetari.🚔👩‍✈️👨‍✈️”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT